{"id":97526,"date":"2019-07-20T19:00:59","date_gmt":"2019-07-20T17:00:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97526"},"modified":"2019-07-20T16:57:43","modified_gmt":"2019-07-20T14:57:43","slug":"reagimet-pas-doreheqjes-se-papritur-te-haradinajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reagimet-pas-doreheqjes-se-papritur-te-haradinajt\/","title":{"rendered":"Reagimet pas dor\u00ebheqjes s\u00eb papritur t\u00eb Haradinajt"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar p\u00ebr krime lufte. Ai do t\u00eb paraqitet n\u00eb Hag\u00eb jav\u00ebn tjet\u00ebr. A do t\u00eb ket\u00eb Kosova kryeminist\u00ebr t\u00eb ri, apo vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e parevokueshme e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, pas ftes\u00ebs si i dyshuar nga Gjykata Speciale, i zuri n\u00eb befasi t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb institucioneve e partive politike, presidentin dhe kryetarin e kuvendit dhe po ashtu edhe udh\u00ebheq\u00ebsit e opozit\u00ebs. Lajmin p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Haradinajt, ata e mor\u00ebn nga mediet, pasi vet Haradinaj e b\u00ebri publik n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb rregullt t\u00eb qeveris\u00eb, ku njoftoi p\u00ebr dor\u00ebheqje edhe ministrat e tij. Haradinaj tha, se ai do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, si qytetar i zakonsh\u00ebm i Kosov\u00ebs e jo si kryeminist\u00ebr i vendit edhe pse tash p\u00ebr tash nuk ka aktakuz\u00eb p\u00ebr krime lufte. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb nga Gjykata Speciale u ftua edhe k\u00ebshilltari i presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs Bislim Zyrapi, ish-shef i shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe disa epror\u00eb t\u00eb ish-U\u00c7K-s\u00eb. Presidenti i Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00ebi, n\u00eb reagimin e tij, tha se lajmin e ka m\u00ebsuar nga mediet.<\/p>\n<p>\u201cNga mediat u informova edhe p\u00ebr vendimin e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, p\u00ebr dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Un\u00eb e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ju siguroj se do t\u00eb veproj bazuar n\u00eb kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, p\u00ebr t\u00eb cilat qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb njoftohen me koh\u00eb\u201d, tha presidenti Tha\u00ebi, duke besuar n\u00eb si\u00eb thot\u00eb \u201cpast\u00ebrtin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Partneri kryesor i Haradinajt n\u00eb qeveri lideri i PDK-s\u00eb, Kadri Veseli, ndodhet p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb SHBA dhe edhe ai nga mediet e mori lajmin p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Haradinajt.<\/p>\n<p>Lufta e U\u00c7K-s\u00eb, ka qen\u00eb e past\u00ebr dhe e drejt\u00eb dhe jam i sigurt, se ndershm\u00ebria e luft\u00ebs s\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi ka p\u00ebr t\u2019u v\u00ebrtetuar s\u00ebrish. Koalicioni qeveritar u nd\u00ebrtua p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019i mbrojtur vlerat e U\u00c7K-s\u00eb. T\u00eb gjitha veprimet dhe vendimet tona do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve tan\u00eb, si dhe n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjet tona\u201d, shkroi Kadri Veseli.<\/p>\n<p>Edhe partneri tjet\u00ebr i koalicionit qeveritar kryetari i Nism\u00ebs Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur t\u00eb padrejt\u00eb ftes\u00ebn e Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr kryeministrin e Ramush Haradinaj, duke th\u00ebn\u00eb se \u201ckjo gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar nga Kuvendi i Kosov\u00ebs\u201d, prandaj, sipas tij, \u201calternativa e vetme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballja me fakte kund\u00ebr shpifjeve t\u00eb armiqve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr lideri i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare LDK-s\u00eb, Isa Mustafa, tha se partia e tij vazhdimisht ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb Haradinaj, por q\u00eb dor\u00ebheqja t\u00eb vjen pas ftes\u00ebs nga Gjykata Speciale, ata ndjejn\u00eb keqardhje.<\/p>\n<p>\u201cLDK n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo qeveri t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje, por ndjejm\u00eb keqardhje q\u00eb kjo ndod p\u00ebr shkak t\u00eb ftes\u00ebs nga Dhomat e Specializuara, t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs. Besoj fuqish\u00ebm se lufta e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb e drejt\u00eb dhe e past\u00ebr dhe po ashtu besoj se pafaj\u00ebsia e z. Haradinaj do t\u00eb provohet edhe k\u00ebsaj radhe\u201d, tha Isa Mustafa. Kjo parti n\u00eb or\u00ebt e vona mblodhi kryesin\u00eb dhe doli me q\u00ebndrim duke k\u00ebrkuar nga presidenti i Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i nis konsultimet me partit\u00eb politike p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cKryesia vler\u00ebson se pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK k\u00ebrkon nga presidenti q\u00eb t\u2019i nis konsultimet p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve. LDK nuk pranon asnj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 zgjedhjeve\u201d, thot\u00eb LDK.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti, thot\u00eb se dor\u00ebheqja e Haradinajt \u00ebsht\u00eb \u201cdor\u00ebheqje e vonuar me arsye t\u00eb gabuar\u201d. Ai kritikon Haradinajn p\u00ebr shum\u00eb pun\u00eb n\u00eb qeverisjen e tij, nd\u00ebrsa, thot\u00eb se \u201cKosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjykata normale kund\u00ebr krimit e korrupsionit n\u00eb paqe dhe jo p\u00ebr edhe nj\u00eb gjykat\u00eb speciale kund\u00ebr kinse krimeve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, p\u00ebr shkak q\u00eb u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb, u komentua edhe n\u00eb mediet e Beogradit. Gazeta Blic e Beogradit shkroi se presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00ebiq, menj\u00ebher\u00eb pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Haradinajt mblodhi krer\u00ebt e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa, gjat\u00eb dit\u00ebs do t\u00eb dal\u00eb me q\u00ebndrim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e dialogut. Ramush Haradinaj n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar vendosi taks\u00eb ndaj mallrave serbe, nd\u00ebrsa, Serbia nga ana e saj nuk pranoi q\u00eb t\u00eb ulet n\u00eb dialog me Kosov\u00ebn pa u hequr kjo taks\u00eb. Heqjen e taks\u00ebs vazhdimisht e k\u00ebrkoi edhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por Haradinaj edhe n\u00eb letr\u00ebn e tij t\u00eb dor\u00ebheqjes tha, se taksa ndaj Serbis\u00eb do t\u00eb mbetet. Sidoqoft\u00eb tash p\u00ebr tash pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, akoma nuk dihet sakt\u00eb n\u00ebse vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje, apo presidenti do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb brenda 10 dit\u00ebsh nga koalicioni ftues i zgjedhjeve t\u00eb fundit q\u00eb ta propozojn\u00eb nj\u00eb person tjet\u00ebr p\u00ebr postin e kryeministrit. Neni 95 pika 5 e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb, se \u201cn\u00ebse kryeministri jep dor\u00ebheqjen ose p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, posti i tij\/saj mbetet i lir\u00eb, qeveria bie, dhe Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb konsultim me partit\u00eb politike ose koalicionin q\u00eb ka fituar shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, mandaton kandidatin e ri, p\u00ebr t\u00eb formuar eeverin\u00eb\u201d. Njoh\u00ebsit e rrethanave politike thon\u00eb se n\u00ebse dy her\u00eb radhazi parlamenti d\u00ebshton ta zgjedh\u00eb kryeministrin e ri Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme q\u00eb duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb ftesa nga Gjykata Speciale p\u00ebr kryeministrin Ramush Haradinaj, si i dyshuar p\u00ebr krime lufte befasoi opinionin n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo p\u00ebr faktin q\u00eb sipas nj\u00eb analisti politik, Artan Muhaxheri, Haradinaj dy her\u00eb ishte shpallur i pafajsh\u00ebm nga drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cEsht\u00eb nj\u00eb rast i paprecedent kur Ramush Haradinaj p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb ftohet nga drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ndon\u00ebse k\u00ebsaj radhe si i dyshuar pa aktakuz\u00eb) kur n\u00eb dy gjykime nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Tribunalin e Hag\u00ebs q\u00eb zgjat\u00ebn p\u00ebr tet\u00eb vjet, Haradinaj \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm. Pra, shprehi habi t\u00eb madhe dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i paprecedent q\u00eb nuk ka ndodhur n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb\u201d, tha p\u00ebr DW-s\u00eb Artan Muhaxheri. Sipas tij, \u201cftesa p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale \u00ebsht\u00eb e lidhur direkt me taks\u00ebn ndaj Serbis\u00eb dhe p\u00ebr bllokad\u00ebn q\u00eb kjo taks\u00eb po i b\u00ebn\u00eb dialogut me Serbin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2005, tre muaj pasi kishte marr\u00eb detyr\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj pati dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje pas aktakuz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hag\u00ebs p\u00ebr krime lufte n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb. Pas kat\u00ebr vjet gjykimi, ai u shpall i pafajsh\u00ebm. Tribunali i Hag\u00ebs serish rastin e tij e ktheu n\u00eb rigjykim n\u00eb vitin 2012 dhe serish ai shpallet i pafajsh\u00ebm. Nj\u00eb rast tjet\u00ebr kur Ramush Haradinaj u p\u00ebrball me nj\u00eb proces gjyq\u00ebsore ishte ai i vitit 2017 n\u00eb Kolmar t\u00eb Franc\u00ebs ku policia franceze e ndaloi at\u00eb mbi baz\u00ebn e nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr krime lufte t\u00eb l\u00ebshuar nga Serbia. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor\u00eb Ramush Haradinaj u shpall i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale p\u00ebr Krime Lufte n\u00eb Kosov\u00eb, u themelua n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015, me votat e deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo gjykat\u00eb ka selin\u00eb e saj n\u00eb Hag\u00eb, vepron me ligjet e Kosov\u00ebs, por me prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ramush Haradinaj ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar p\u00ebr krime lufte. Ai do t\u00eb paraqitet n\u00eb Hag\u00eb jav\u00ebn tjet\u00ebr. A do t\u00eb ket\u00eb Kosova kryeminist\u00ebr t\u00eb ri, apo vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje brenda 45 dit\u00ebsh. Dor\u00ebheqja e parevokueshme e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, pas ftes\u00ebs si i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69674,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97526","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97526\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}