{"id":97530,"date":"2019-07-20T19:20:02","date_gmt":"2019-07-20T17:20:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97530"},"modified":"2019-07-20T17:00:29","modified_gmt":"2019-07-20T15:00:29","slug":"wolters-dialogu-politik-kosove-serbi-garanci-per-stabilitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wolters-dialogu-politik-kosove-serbi-garanci-per-stabilitet\/","title":{"rendered":"Wolters: Dialogu politik Kosov\u00eb-Serbi, garanci p\u00ebr stabilitet"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Komandanti Suprem i Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s p\u00ebr Evrop\u00eb, Tod Wolters n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb ka folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, raportin me Serbin\u00eb dhe shnd\u00ebrrimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ushtri.<\/p>\n<p>Wolters tha se NATO-ja po shqyrton angazhimin e saj n\u00eb FSK pas vendimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb ushtri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebri thirrje p\u00ebr rifillim t\u00eb\u00a0dialogut mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb\u00a0pasi sipas tij, dialogu \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje e q\u00ebndrueshme politike.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:Ju jeni em\u00ebruar n\u00eb muajin maj t\u00eb k\u00ebtij viti Komandanti Suprem i Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb Evrop\u00eb. Cilat do t\u00eb jen\u00eb aktivitetet ky\u00e7e n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme? \u00c7far\u00eb konsideroni prioritet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p>Tod Wolters:\u00a0Nj\u00eb nga prioritetet e mia kryesore \u00ebsht\u00eb zbatimi i strategjis\u00eb ushtarake t\u00eb NATO-s t\u00eb vitit 2019, e cila jep nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb gjendjes s\u00eb sotme t\u00eb siguris\u00eb dhe shtrirjen e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb rritur gatishm\u00ebrin\u00eb dhe nd\u00ebrveprimin e forcave ushtarake n\u00eb Aleanc\u00ebn. Un\u00eb inkurajoj t\u00eb gjith\u00eb ushtarak\u00ebt n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb hapur me nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb st\u00ebrvitjet me aleat\u00ebt e NATO-s, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson gatishm\u00ebrin\u00eb dhe na lejon t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0\u00c7far\u00eb e konsideroni gj\u00ebn\u00eb m\u00eb sfiduese n\u00eb t\u00eb ardhmen kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p>Tod Wolters:\u00a0Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr NATO-n dhe t\u00eb gjitha kombet luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>NATO ka nj\u00eb histori t\u00eb fuqishme n\u00eb projektimin e stabilitetit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Forcat e NATO-s kan\u00eb mbajtur paqen n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 1999. Ne kemi ndihmuar Kosov\u00ebn t\u00eb krijoj\u00eb Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs sipas standardeve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnje dhe Herzegovin\u00eb, selia e NATO-s n\u00eb Sarajev\u00eb po mb\u00ebshtet reform\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. Ne gjithashtu kemi nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Shkup p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur reform\u00ebn e mbrojtjes dhe kemi nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u00eb promovuar bashk\u00ebpunimin praktik me NATO-n.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht n\u00ebse duan q\u00eb t\u2019i bashkohen NATO-s, ne jemi t\u00eb vendosur t\u00eb ndihmojm\u00eb vendet e rajonit p\u00ebr t\u00eb zbatuar reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjitha komuniteteve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0M\u00eb 17 korrik keni pasur nj\u00eb takim me presidentin serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 gjat\u00eb vizit\u00ebs zyrtare n\u00eb Beograd. Cilat ishin temat kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat biseduat dhe cilat jan\u00eb p\u00ebrfundimet kryesore?<\/p>\n<p>Tod Wolters:\u00a0Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj vizite ishte takimi me lider\u00ebt serb\u00eb, forcimi i komunikimit dhe shqyrtimi i mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin NATO-Serbi n\u00ebp\u00ebrmjet mb\u00ebshtetjes s\u00eb reformave ushtarake serbe duke respektuar plot\u00ebsisht neutralitetin ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb. Ky bashk\u00ebpunim siguron q\u00eb forcat tona t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme dhe t\u00eb shkath\u00ebt p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me mjedisin e sot\u00ebm kompleks t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Forcat e Armatosura Serbe g\u00ebzojn\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb misionet paqeruajt\u00ebse anemban\u00eb bot\u00ebs. Personeli juaj ushtarak demonstron q\u00ebndrueshm\u00ebri, ndjenj\u00eb detyre dhe vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin.<\/p>\n<p>Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr NATO-n dhe Serbia luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>NATO e respekton plot\u00ebsisht Serbin\u00eb dhe vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb mbajtur neutralitetin ushtarak. \u00cbsht\u00eb vendimi i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar llojin e marr\u00ebdh\u00ebnieve q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb me NATO-n. S\u00eb bashku me Serbin\u00eb po punojm\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje praktike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i municioneve t\u00eb vjetra dhe t\u00eb rrezikshme dhe p\u00ebrgatitja civile n\u00eb trajtimin e emergjencave natyrore. Gjithashtu, Serbia po ndihmon NATO-n n\u00eb disa aktivitete, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb trajnimi mjek\u00ebsor i personelit ushtarak ushtarak irakian.<\/p>\n<p>Partneriteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, i mir\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe i mir\u00eb p\u00ebr NATO-n. Bashk\u00ebpunimi i p\u00ebrbashk\u00ebt garanton siguri n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0Si mendoni, n\u00eb cilin aspekt do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet NATO-s dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Tod Wolters:\u00a0Para s\u00eb gjithash, m\u00eb lejoni t\u00eb fal\u00ebnderoj Forcat e Armatosura Serbe p\u00ebr ndihm\u00ebn e tyre n\u00eb p\u00ebrpjekjet paqeruajt\u00ebse n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Forcat e Armatosura Serbe jan\u00eb nj\u00eb shembull se si Serbia kontribuon n\u00eb konsolidimin e paqes dhe stabilitetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebrmes p\u00ebrkushtimit dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Forcat e Armatosura Serbe mbahen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb misionet paqeruajt\u00ebse anemban\u00eb bot\u00ebs. Personeli juaj ushtarak demonstron elasticitet, ndjenj\u00eb detyre dhe vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb e njohur dhe shum\u00eb e respektuar n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb ushtarake dhe ka punuar me NATO-n p\u00ebr t\u00eb trajnuar mjek\u00ebt ushtarak\u00eb t\u00eb Irakut, duke ndihmuar n\u00eb arritjen e stabilitet n\u00eb Lindje t\u00eb Mesme.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet NATO-Serbi n\u00eb sfer\u00ebn praktike, ne jemi duke pasur sukses. Si nj\u00eb vend partner, Serbia ka nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb bashk\u00ebpunimi me NATO-n, dhe NATO respekton plot\u00ebsisht politik\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr neutralitetin ushtarak.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi NATO-Serbi varion nga reformimi i strukturave t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe leht\u00ebsimi i fatkeq\u00ebsive n\u00eb bashk\u00ebpunimin shkencor dhe ushtrime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Varet nga Serbia q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb rrug\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb zgjeruar bashk\u00ebpunimin me NATO-n n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Veprimit p\u00ebr Partneritet Individual. Besimi dhe respekti i nd\u00ebrsjell\u00eb \u00ebsht\u00eb thelbi k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0Si presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 dhe Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, deklaruan se e shohin Ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs si \u201ck\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr Ballkanin\u201d. A e sheh NATO-ja ushtrin\u00eb shum\u00ebetnike t\u00eb Kosov\u00ebs si k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr stabilitetin rajonal?<\/p>\n<p>Tod Wolters:\u00a0Siguria e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr ne. NATO \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes misionit ton\u00eb, KFOR-it, n\u00ebn nj\u00eb mandat t\u00eb qart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb OKB-s\u00eb. Ne jemi atje p\u00ebr t\u00eb krijuar stabilitet, paqe dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb paq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, pas vendimit p\u00ebr kalimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ushtri, ne tani po shqyrtojm\u00eb nivelin e angazhimit t\u00eb NATO-s n\u00eb FSK. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mandati yn\u00eb nuk ka ndryshuar dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb misionin ton\u00eb paqeruajt\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0Cilat jan\u00eb q\u00ebndrimet e NATO-s mbi Ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs? A do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb NATO-ja dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre me Ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Tod Wolters: Misioni yn\u00eb i KFOR-it ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb stabilitetin n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr 20 vitet e fundit dhe misioni yn\u00eb mbetet i pandryshuar, bazuar n\u00eb Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb. Ne jemi atje p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb mjedis t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, pas vendimit p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ushtri, tani po shqyrtojm\u00eb nivelin e angazhimit t\u00eb NATO-s n\u00eb FSK. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mandati yn\u00eb nuk ka ndryshuar dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb misionin ton\u00eb paqeruajt\u00ebs.<\/p>\n<p>NATO mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht\u00a0rifillimin e dialogut\u00a0t\u00eb sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs si zgjidhja e vetme politike e q\u00ebndrueshme p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0A \u00ebsht\u00eb NATO e shqet\u00ebsuar lidhur me institucionet e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb i populluar me shumic\u00eb serbe?<\/p>\n<p>Tod Wolters:\u00a0NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb ushtarake politike e nd\u00ebrtuar mbi vlerat thelb\u00ebsore. Siguria e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr ne. NATO \u00ebsht\u00eb e pranishme p\u00ebr t\u00eb krijuar stabilitet, paqe dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb paq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0Si do t\u00eb komentonit bashk\u00ebpunimin ushtarak midis Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb sa i takon blerjes s\u00eb arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake?<\/p>\n<p>Tod Wolters:\u00a0NATO respekton plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimet e veta dhe presim q\u00eb t\u00eb thellojm\u00eb partneritetin ton\u00eb t\u00eb fort\u00eb. NATO tashm\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb forta me partner\u00ebt pa qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Austrin\u00eb, Irland\u00ebn, Finland\u00ebn dhe Suedin\u00eb (vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur disa).<\/p>\n<p>NATO respekton plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur marr\u00ebveshjet e veta politike dhe t\u00eb siguris\u00eb. Serbia po jep kontribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sigurin\u00eb rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb rajon t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb pajisjeve ushtarake, kombi duhet t\u00eb vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb pajisje ushtarake duhet q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb ata. Nd\u00ebrveprimi i forcave tona t\u00eb armatosura \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr NATO-n p\u00ebr kryerjen e operacioneve dhe misioneve tona dhe ne inkurajojm\u00eb partner\u00ebt q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb pajisje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Komandanti Suprem i Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s p\u00ebr Evrop\u00eb, Tod Wolters n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb ka folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, raportin me Serbin\u00eb dhe shnd\u00ebrrimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ushtri. Wolters tha se NATO-ja po shqyrton angazhimin e saj n\u00eb FSK pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97531,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97530","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97530"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97530\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}