{"id":97586,"date":"2019-07-20T18:00:10","date_gmt":"2019-07-20T16:00:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97586"},"modified":"2019-07-20T18:00:10","modified_gmt":"2019-07-20T16:00:10","slug":"gjonaj-ne-kukes-afat-deri-me-30-tetor-per-te-arritur-treguesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gjonaj-ne-kukes-afat-deri-me-30-tetor-per-te-arritur-treguesit\/","title":{"rendered":"Gjonaj n\u00eb Kuk\u00ebs: Afat deri m\u00eb 30 Tetor p\u00ebr t\u00eb arritur treguesit"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Etilda Gjonaj, ka zhvilluar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb takuar me disa nga strukturat m\u00eb t\u00eb larta drejtuese t\u00eb qarkut.<\/p>\n<p>Fill pasi b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme mbi gjendjen aktuale t\u00eb zyrave rajonale t\u00eb p\u00ebrmbarimit, si dhe zyrat e sh\u00ebrbimit t\u00eb prov\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs dhe Tropoj\u00eb, Gjonaj n\u00ebnvizoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash q\u00eb ka konstatuar duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj sh\u00ebrbimeve q\u00eb duhet t\u2019i ofrohen qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb gjuh\u00eb kritike, ministrja ka treguar disa nga shqet\u00ebsimet q\u00eb i vijn\u00eb nga banor\u00ebt e zon\u00ebs, ku nisur edhe nga to, u shpreh se \u201cbrenda dat\u00ebs 30 korrik ju do t\u00eb keni treguesit e pun\u00ebs p\u00ebr planin q\u00eb duhet t\u00eb realizoni p\u00ebr sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve. N\u00ebse deri m\u00eb 30 tetor kur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb analiz\u00ebn e radh\u00ebs, ky plan nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur plot\u00ebsisht dhe treguesit nuk jan\u00eb arritur, p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi drejtuesit e t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb largohen nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShikoj nj\u00eb ngadal\u00ebsi veprimesh sidomos n\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebrmbarimore q\u00eb duhet t\u00eb ofrohen nga zyrat e p\u00ebrmbarimit shtet\u00ebror. E di q\u00eb ka edhe arritje pozitive apo p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb ndjeshme, por n\u00ebse n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb po ecim mir\u00eb, ne s\u2019mundet kurrsesi q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel n\u00eb sh\u00ebrbimin p\u00ebrmbarimor me impaktin q\u00eb p\u00ebrcjell te qytetar\u00ebt. E kuptoj v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e titujve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb zyrat e p\u00ebrmbarimit shtet\u00ebror t\u00eb cilat kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb zgjidhje, por suksesi i performanc\u00ebs suaj varet n\u00eb ekzekutimin e t\u00eb gjitha rasteve. Duhet q\u00eb t\u2019i dalim n\u00eb ball\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku pasi s\u2019mund t\u00eb imagjinohet m\u00eb sjellja e nj\u00eb administrate q\u00eb ka fytyr\u00ebn e vitit 2019, por n\u00eb fakt vepron si t\u00eb jet\u00eb e shum\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb pa u shqet\u00ebsuar fare \u00e7\u2019ndodh nes\u00ebr me qytetar\u00ebt q\u00eb presin zgjidhjen nga institucionet shtet\u00ebrore. Problemi i par\u00eb i mosfunksionimit t\u00eb zyr\u00ebs nis nga ju si drejtues. Merrni masa me urgjenc\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb zyra t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve duke ndryshuar mentalitetin n\u00eb cdo zyr\u00eb t\u00eb \u00e7do skaji t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Prioriteti i luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i cili do t\u00eb intensifikohet n\u00eb masa parandaluese dhe nd\u00ebshkuese. K\u00ebt\u00eb e deklaroj jo vet\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Institucionit epror por edhe si koordinatore komb\u00ebtare antikorrupsion. Asnj\u00eb sjellje e administrat\u00ebs nuk duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb shteg p\u00ebr perceptimin e qytetar\u00ebve q\u00eb sorrollaten p\u00ebr korrupsion\u201d apeloi Gjonaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb ka zgjedhur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim edhe me drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb qark.<\/p>\n<p>Ajo u mik\u00ebprit nga perfekti i qarkut Zenel Ku\u00e7anaj cili i shprehu konsiderat\u00ebn p\u00ebr kontributin e ofruar lidhur me zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Ku\u00e7anaj ka vler\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb ku nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00ebnvizoi se ky qark do t\u00eb forcohet edhe m\u00eb tej fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb ofruar.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos vler\u00ebsimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb lidhur me angazhimin n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb 30 Qershorit, n\u00eb fjal\u00ebn e saj, ministrja Gjonaj i ka b\u00ebr\u00eb thirrje drejtuesve socialist n\u00eb qark q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb kujdes ndaj qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos zhg\u00ebnjyer besimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vizitave q\u00eb ministrat b\u00ebjn\u00eb n\u00eb qarqe, m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb gjendem s\u00ebrish n\u00eb Kuk\u00ebs. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar fakti q\u00eb ky qark ka pasur nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb lart\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit. Pavar\u00ebsisht retorikave politike dhe t\u00eb shkuar\u00ebs si nj\u00eb bashki e djatht\u00eb, kjo e b\u00ebn nj\u00eb rezultat akoma edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Edhe pse me probleme ekonomike prej dekadash, qytetar\u00ebt e tre bashkive t\u00eb qarkut p\u00ebrs\u00ebri i jan\u00eb drejtuar kutive t\u00eb votimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryebashkiak\u00ebt e tyre. K\u00ebt\u00eb besim me vot\u00eb, duhet t\u2019ua shp\u00ebrblejm\u00eb duke punuar pa ndasi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb besoj se t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet, sidomos ato t\u00eb karakterit ekonomik ,do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb zgjidhje afatgjat\u00eb me politikat q\u00eb kryetar\u00ebt e bashkive do t\u00eb nd\u00ebrmarrin, duke vendosur theksin te profesionalizmi i sh\u00ebrbimit q\u00eb do tu ofrohet qytetar\u00ebve, turizmi dhe rritja e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.\u201d, n\u00ebnvizoi ajo.<\/p>\n<p>Gjonaj ka zgjedhur q\u00eb t\u00eb ndalet edhe te implementimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn e ka cil\u00ebsuar si shtyll\u00ebn kryesore t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi ministre Drejt\u00ebsie, n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb mbuloj, ju tashm\u00eb i shihni n\u00eb nivel komb\u00ebtar rezultatet q\u00eb ne po arrijm\u00eb pas \u00e7do dite duke transformuar nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Gjith\u00e7ka fillon nga ajo pasi \u00ebsht\u00eb shtylla kryesore e nj\u00eb demokracie t\u00eb sh\u00ebndetshme, ndaj ne jemi t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb meritojn\u00eb\u201d, u shpreh Gjonaj.<\/p>\n<p>Teksa pasqyroi pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e koordinatores komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij aksioni gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs ajo ka zgjedhur t\u00eb njoftoj\u00eb edhe jet\u00ebzimin e planit t\u00eb integritetit p\u00ebr punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtjet nga t\u00eb cilat qytetar\u00ebt preken dhe impaktohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, jan\u00eb ato t\u00eb korrupsionit. Si koordinatore komb\u00ebtare e luft\u00ebs antikorrupsion, kemi marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash q\u00eb s\u2019jan\u00eb aspak t\u00eb lehta. Ajo \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb dy plane: N\u00eb at\u00eb parandalues dhe masave represive-nd\u00ebshkuese. T\u00eb gjith\u00eb treguesit q\u00eb kemi arritur deri tani dhe t\u00eb prezantuara dhe p\u00ebr publikun jan\u00eb reale pasi vijn\u00eb nga identifikimi i problematikave p\u00ebr shp\u00ebrdorime detyre apo \u00e7\u00ebshtje korruptive.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, drejtues dhe punonj\u00ebs t\u00eb thjesht\u00eb, jan\u00eb shkarkuar apo jan\u00eb referuar n\u00eb Prokurori. Puna e task-forc\u00ebs vazhdon me profesionaliz\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike, t\u00eb rregullt dhe me seriozitet p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e vendosura. Besoj se p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs s\u00eb pushtetit qendror dhe agjencive t\u00eb saj, qasja e re do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb kontrollin e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofrohen nga pushteti vendor. Koordinatori komb\u00ebtar p\u00ebr antikorrupsionin mbulon luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb nivel komb\u00ebtar duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe masat q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb pushteti vendor apo institucionet e pavarura. Nj\u00eb projekt n\u00eb proces \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb miratimi i planit t\u00eb integritetit p\u00ebr punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs publike i cili do t\u00eb nis\u00eb zbatimin nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucionet e saj t\u00eb var\u00ebsis\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Gjonaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb Etilda Gjonaj, ka zhvilluar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb takuar me disa nga strukturat m\u00eb t\u00eb larta drejtuese t\u00eb qarkut. Fill pasi b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme mbi gjendjen aktuale t\u00eb zyrave rajonale t\u00eb p\u00ebrmbarimit, si dhe zyrat e sh\u00ebrbimit t\u00eb prov\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs dhe Tropoj\u00eb, Gjonaj n\u00ebnvizoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97592,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97586","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97586\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97592"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}