{"id":97961,"date":"2019-07-22T18:11:33","date_gmt":"2019-07-22T16:11:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97961"},"modified":"2019-07-22T18:11:33","modified_gmt":"2019-07-22T16:11:33","slug":"keshilla-e-avokatit-per-shqiptaret-qe-jetojne-pa-dokumente-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/keshilla-e-avokatit-per-shqiptaret-qe-jetojne-pa-dokumente-ne-shba\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilla e avokatit p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb pa dokumente n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Emigrant\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb Shtetet e Bashkuara jan\u00eb trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarra nga DHS (Departamenti i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare) dhe ICE (agjensia federale q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera ka p\u00ebr detyr\u00eb zbatimin e ligjeve t\u00eb emigracionit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara) me q\u00ebllim deportimin e emigrant\u00ebve pa dokumenta. Administrata ka deklaruar q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet tek kriminel\u00ebt si dhe tek ata q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet kufirit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nganj\u00ebher\u00eb ndodh q\u00eb dhe emigrant\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb objektiv i k\u00ebtyre bastisjeve, kapen thjesht ngaq\u00eb gjenden n\u00eb vendin ku po kryhen k\u00ebto bastisje. DHS e ka drejtuar v\u00ebmendjen tek t\u00eb miturit q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb pashoq\u00ebruar nga prind\u00ebrit dhe q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb mbushur mosh\u00ebn 18 vje\u00e7; njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb munges\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen nga vendi; si dhe tek ata t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb paraqitur n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore dhe nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur letrave q\u00eb Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb ka d\u00ebrguar me post\u00eb n\u00eb adresat e sht\u00ebpive p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrfshir\u00eb dhe emigrant\u00ebt pa dokumenta, g\u00ebzojn\u00eb disa t\u00eb drejta t\u00eb garantuara nga Kushtetuta e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Keni pra t\u00eb drejta pavar\u00ebsisht nga statusi juaj i emigracionit. Mund t\u00eb ket\u00eb rrezik deportimi n\u00ebse nuk keni dokumenta, n\u00ebse nuk jeni shtetas amerikan dhe keni nj\u00eb t\u00eb kaluar kriminale, n\u00ebse jeni n\u00eb gjendje lirie me kusht ose ndaj jush \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr deportimi koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin tuaj duhet t\u00eb njihni t\u00eb drejtat tuaja. Dija \u00ebsht\u00eb fuqi. Veproni tani! Mos prisni! Jini t\u00eb p\u00ebrgatitur!<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk keni dokumenta dhe agjent\u00ebt e ICE-it ju trokasin n\u00eb der\u00eb, duhet t\u00eb dini q\u00eb nuk jeni t\u00eb detyruar t\u00eb hapni der\u00ebn. Nuk jeni t\u00eb detyruar t\u00eb hapni der\u00ebn apo t\u00eb lejoni agjent\u00ebt t\u2019ju hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrve\u00e7se kur ata kan\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb vlefsh\u00ebm bastisjeje t\u00eb firmosur nga gjykat\u00ebsi. Nj\u00eb urdh\u00ebr deportimi nga ICE-i nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me nj\u00eb urdh\u00ebr bastisjeje. N\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb i vetmi dokument q\u00eb kan\u00eb, me ligj ata nuk mund t\u2019ju futen n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrve\u00e7se kur ju vet\u00eb bini dakort me goj\u00eb q\u00eb t\u2019i lejoni t\u00eb futen. N\u00ebse agjent\u00ebt e ICE-it ju thon\u00eb q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr bastisjeje t\u00eb firmosur nga gjykat\u00ebsi, k\u00ebrkoni q\u00eb ta fusin posht\u00eb der\u00ebs ose ta mbajn\u00eb t\u00eb hapur tek dritarja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund ta shihni. N\u00ebse urdhri nuk ka emrin dhe adres\u00ebn tuaj t\u00eb sakt\u00eb si dhe nuk \u00ebsht\u00eb firmosur nga gjykat\u00ebsi, nuk jeni t\u00eb detyruar t\u00eb hapni der\u00ebn ose t\u2019i lejoni t\u2019ju futen n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00ebse n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar vendosni t\u00eb flisni me agjent\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb, mund ta b\u00ebni pa qen\u00eb nevoja t\u00eb hapni der\u00ebn. Mund t\u00eb flisni p\u00ebrmes der\u00ebs s\u00eb mbyllur ose mund t\u00eb dilni vet\u00eb jasht\u00eb duke mbyllur der\u00ebn. Keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos flisni. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb flisni me punonj\u00ebsit e emigracionit ose t\u2019i p\u00ebrgjigjeni pyetjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk keni dokumenta dhe agjent\u00ebt e ICE-it vin\u00eb n\u00eb vendin tuaj t\u00eb pun\u00ebs, atyre u duhet nj\u00eb urdh\u00ebr bastisjeje i vlefsh\u00ebm ose leje nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi juaj q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb futen n\u00eb zonat jo-publike. N\u00ebse nuk keni dokumenta dhe agjent\u00ebt e emigracionit vijn\u00eb aty ku punoni, mos bini pre e panikut dhe mos ia mbathni me vrap. N\u00ebse keni frik\u00eb dhe ndjeni nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb largoheni, mund ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb duke ecur me qet\u00ebsi drejt daljes. N\u00ebse ju ndalojn\u00eb, mund t\u00eb pyesni n\u00ebse jeni i lir\u00eb t\u00eb largoheni. N\u00ebse agjenti ju thot\u00eb jo, mos u p\u00ebrpiqni t\u00eb dilni nga nd\u00ebrtesa. N\u00ebse ju b\u00ebjn\u00eb pyetje, mund t\u2019i thoni q\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb mos flisni. \u00cbsht\u00eb e drejta juaj t\u00eb mos flisni. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb flisni me autoritetet e emigracionit ose t\u2019i p\u00ebrgjigjeni pyetjeve t\u00eb tyre. N\u00ebse nuk keni dokumenta dhe agjent\u00ebt e ICE-it ju ndalojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ose n\u00eb ndonj\u00eb vend publik, keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos flisni. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb flisni me autoritetet e emigracionit ose t\u2019i p\u00ebrgjigjeni pyetjeve t\u00eb tyre. Mund t\u00eb pyesni n\u00ebse jeni i lir\u00eb t\u00eb largoheni. N\u00ebse agjenti p\u00ebrgjigjet q\u00eb jo, ushtroni t\u00eb drejt\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb mos folur. N\u00ebse ju pyesin ku keni lindur ose si keni hyr\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, mund t\u00eb refuzoni t\u00eb p\u00ebrgjigjeni ose mos flisni. N\u00ebse zgjidhni t\u00eb mos flisni, deklarojeni at\u00eb me z\u00eb. Mund t\u00eb refuzoni t\u00eb tregoni dokumentat e identitetit t\u00eb cilat tregojn\u00eb se nga cili vend jeni.<\/p>\n<p>Mos tregoni dokumenta t\u00eb rrem\u00eb dhe mos g\u00ebnjeni. Mund t\u00eb refuzoni t\u2019ju kontrollojn\u00eb. N\u00ebse ju ndalojn\u00eb p\u00ebr t\u2019ju b\u00ebr\u00eb pyetje por nuk ju kan\u00eb arrestuar, nuk jeni t\u00eb detyruar t\u00eb pranoni t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb kontroll qoft\u00eb juve qoft\u00eb gj\u00ebrave tuaja personale, por agjenti mund t\u2019ju prek\u00eb rrobat n\u00ebse ai ose ajo dyshon q\u00eb mbani arm\u00eb. Keni t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb flisni me nj\u00eb avokat. N\u00ebse ju kan\u00eb ndalur ose ju kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb paraburgim, keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontaktoni menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb avokat. Madje dhe n\u00ebse nuk keni avokat, mund t\u2019i thoni zyrtar\u00ebve t\u00eb emigracionit q\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb flisni me nj\u00eb avokat. N\u00ebse keni avokat, keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flisni me t\u00eb. N\u00ebse keni nj\u00eb formular G-28 t\u00eb firmosur, i cili tregon q\u00eb keni avokat, jepjani zyrtarit t\u00eb emigracionit. N\u00ebse nuk keni avokat, k\u00ebrkoni nga zyrtari i emigracionit nj\u00eb list\u00eb t\u00eb avokat\u00ebve q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbim falas. Keni gjithashtu t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontaktoni konsullat\u00ebn e vendit tuaj. Konsullata mund t\u2019ju ndihmoj\u00eb t\u00eb gjeni avokat. Mund t\u00eb refuzoni t\u00eb firmosni \u00e7far\u00ebdolloj shkrese derisa t\u2019ju jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb flisni me nj\u00eb avokat. N\u00ebse zgjidhni t\u00eb firmosni di\u00e7ka pa folur m\u00eb par\u00eb me avokatin, sigurohuni p\u00ebrpara se t\u00eb firmosni q\u00eb keni kuptuar egzakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb thot\u00eb dhe n\u00ebnkupton dokumenti.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju ose nj\u00eb an\u00ebtar i familjes suaj \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr statusin tuaj t\u00eb emigracionit, ju nxisim t\u00eb k\u00ebshilloheni me nj\u00eb profesionist emigracioni lidhur me situat\u00ebn tuaj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u0451llimi yn\u0451 \u0451sht\u0451 t\u0451 ndihmojm\u0451 komunitetin shqiptar dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb emigrant\u0451t t\u00eb ken\u00eb informacionin e nevojsh\u00ebm p\u0451r t\u0451 k\u0451rkuar ndihm\u0451 n\u0451 m\u0451nyr\u0451 t\u0451 pavarur. Ju falenderojm\u00eb p\u00ebr komentet dhe pyetjet e vazhdueshme, dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i p\u00ebrgjigjemi sa m\u00eb shum\u00eb pyetjeve q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Ju ftojm\u0451 t\u0451 na d\u0451rgoni pyetjet tuaja n\u0451 adres\u0451n ton\u0451 elektronike kieranboth@verizon.net<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Emigrant\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb Shtetet e Bashkuara jan\u00eb trembur nga lajmet e fundit lidhur me bastisjet n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarra nga DHS (Departamenti i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare) dhe ICE (agjensia federale q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera ka p\u00ebr detyr\u00eb zbatimin e ligjeve t\u00eb emigracionit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara) me q\u00ebllim deportimin e emigrant\u00ebve pa dokumenta. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":66104,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97961","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97961","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97961"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97961\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97961"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97961"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97961"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}