{"id":98029,"date":"2019-07-23T14:08:26","date_gmt":"2019-07-23T12:08:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=98029"},"modified":"2019-07-23T14:08:26","modified_gmt":"2019-07-23T12:08:26","slug":"vazhdon-cudia-me-mandatin-e-kryebashkiakes-se-durresit-ja-cka-ndodhur-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vazhdon-cudia-me-mandatin-e-kryebashkiakes-se-durresit-ja-cka-ndodhur-sot\/","title":{"rendered":"Vazhdon \u00e7udia me mandatin e kryebashkiakes s\u00eb Durr\u00ebsit\/ Ja \u00e7\u2019ka ndodhur sot"},"content":{"rendered":"<p>Tre dit\u00eb pasi gjyqtarja Mimoza Margjekaj ka botuar vendimin e saj q\u00eb nuk konfirmonte mandatin p\u00ebr kryebashkiake t\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga KQZ, Valbona Sako e ka apeluar vendimin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ky apelim vjen pasi, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vendim paralel t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, dy dit\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb mandatit nga gjyqtarja Margjekaj, kolegu i saj, gjyqtari Shp\u00ebtim Reka rimori n\u00eb shqyrtim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje dhe e miratoi mandatin e Valbona Sakos.<\/p>\n<p>Sajesa p\u00ebr t\u00eb arritur tek ky vendim i dyt\u00eb ishte rib\u00ebrja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr njohjen e mandatit t\u00eb Zonj\u00ebs Sako nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtarit Reka u kritikua si i paligjsh\u00ebm dhe dhunim i nj\u00eb nga parimeve baz\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb mish\u00ebruar edhe n\u00eb legjislacionin shqiptar, parimit res judicata i cili ndalon rigjykimin e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs \u00e7\u00ebshtje nga e nj\u00ebjta gjykat\u00eb q\u00eb ka vendosur nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtarit Reka shkeli, gjithashtu, edhe parimin e legjitimimit t\u00eb k\u00ebrkuesit, ai legjitimoi si k\u00ebrkuese Patin\u00eb Socialiste. Mandati i kryebashkiakes \u00ebsht\u00eb individual dhe n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb zgjedhore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr njohjen e tij n\u00eb gjykata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7do rast nga vet\u00eb personi, dhe jo nga partit\u00eb politike.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Partia Socialiste nuk mund t\u00eb legjitimohej edhe p\u00ebr faktin sepse zyrtarisht Zonja Sako ka qen\u00eb regjistruar n\u00eb zgjedhje si kandidate e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Europiane dhe jo e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Duket se p\u00ebr \u2018t\u00eb korrigjuar\u2019 k\u00ebt\u00eb vendim skandaloz t\u00eb gjyqtarit Reka, socialist\u00ebt kan\u00eb vendosur apelimin e vendimit fillestar t\u00eb mosnjohjes s\u00eb mandatit. Argumenti kryesor q\u00eb ngren\u00eb socialist\u00ebt \u00ebsht\u00eb moskompetenca e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar vlefshm\u00ebrin\u00eb e akteve t\u00eb KQZ. Sipas tyre kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Kolegjit Zgjedhor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu krojohet nj\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb absurde, pasi Gjykata e Apelit tashm\u00eb do t\u00eb konsideroj\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb mohon mandatin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka edhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb e njeh mandatin.<\/p>\n<p>Gjendja e nd\u00ebrlikuar ligjore erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb fakti tashm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuar dhe pranuar publikisht se Partia Bindja Demokratike u regjistrua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antiligjore n\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit, disa jav\u00eb para se ajo t\u00eb ishte regjistruar dhe ekzistonte ligj\u00ebrisht si parti politike.<\/p>\n<p>Ky ishte argumenti kryesor i gjyqtares Mimoza Margjekaj p\u00ebr t\u00eb mos njohur mandatin e Zonj\u00ebs Sako. N\u00eb vendimin e saj, gjyqtarja Margjekaj shprehet se gjykata \u2018verifikoi ligjshm\u00ebrin\u00eb e (akteve administrative) vendimeve t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr rregjistrimin e subjekteve zgjedhore garuese, p\u00ebr mandatin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs\u2019, duke marr\u00eb shkas nga deklarimi i Misionit t\u00eb OSBE se \u2018KQZ-ja e regjistroi Bindjen Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor m\u00eb 27 prill, ndon\u00ebse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vet\u00ebm m\u00eb 25 prill me nj\u00eb vendim gjykate q\u00eb mori form\u00eb t\u00eb prer\u00eb m\u00eb 10 maj\u2019.<\/p>\n<p>Gjyqtarja ka argumentuar se, sipas Kodit Zgjedhor, i cili k\u00ebrkon regjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor jo m\u00eb m\u00eb von\u00eb se 70 dit\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, data e fundit e regjistrimit p\u00ebr zgjedhjet e 30 qershorit ka qen\u00eb data 23 prill 2019 (data 21 prill ka qen\u00eb dit\u00eb e shtun\u00eb dhe sipas ligjit afati shtyhet me nj\u00eb dit\u00eb pun\u00eb).<\/p>\n<p>Gjyqtarja Margjekaj ka konstatuar se regjistrimi n\u00eb gjykat\u00eb i Partis\u00eb Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me Vendimin Nr. 8, dat\u00eb 25.04.2019 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, vendim i cili ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 10.05.2019.<\/p>\n<p>Ajo ka konstuar, m\u00eb tej, se KQZ ka vendosur ta regjistroj\u00eb Partin\u00eb Bindja Demokratike, me kryetar Zotin Astrit Patozi me Vendimin Nr. 230 t\u00eb dat\u00ebs 27.04. 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e saj ligjor, Zonja Margjekaj i \u00ebsht\u00eb referuar m\u00eb tej Ligjit p\u00ebr Partit\u00eb Politike (neni 9) i cili shprehet se deri n\u00eb dat\u00ebn e regjistrimit me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, themeluesit e nj\u00eb partie politike \u2018mund t\u00eb kryejn\u00eb veprime q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr organizimin e saj, si\u00e7 jan\u00eb, sidomos, thirrja e zhvillimi i mbledhjes s\u00eb themeluesve dhe zgjedhja e organeve drejtuese, por nuk mund t\u00eb kryejn\u00eb veprimtari si parti politike.\u2019<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb regjistruar si parti politike nga KQZ dy jav\u00eb para se ajo t\u00eb regjistrohej si e till\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, gjyqtarja Margjekaj ka konstatuar se ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Kodit Zgjedhor (Neni 64, cituar m\u00eb sip\u00ebr) dhe dhe t\u00eb Ligjit p\u00ebr Partit\u00eb Politike (nenin 9, cituar m\u00eb sip\u00ebr).<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjyqtarja Margjekaj ka vendosur t\u00eb shpall\u00eb akte \u2018absolutisht t\u00eb pavleshme\u2019 aktet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>Vendimin Nr. 230, dat\u00eb 27.04. 2019 t\u00eb KQZ-s\u00eb, \u2018P\u00ebr regjistrimin e subjektit zgjedhor \u2018Partia Bindja Demokratike\u2019 p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb dat\u00ebs 30.06.2019\u2019.<\/p>\n<p>Vendimin Nr, 660, dat\u00eb 27.05.2019 t\u00eb KQZ-s\u00eb, \u2018P\u00ebr miratimin e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb flet\u00ebs s\u00eb votimit p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr Kryetar Bashkia Durr\u00ebs p\u00ebr Zgjedhjet p\u00ebr Organet e Qeverisjes Vendore t\u00eb dat\u00ebs 30.06.2019\u2019.<\/p>\n<p>Vendimin Nr. 944, dat\u00eb 05.07.2019 t\u00eb KQZ-s\u00eb, \u2018P\u00ebr nxjerrjen e rezultatit t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Qarku Durr\u00ebs, n\u00eb Zgjedhjet Vendore t\u00eb dat\u00ebs 30.06.2019\u2019.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtares Mimoza Margjekaj i b\u00ebn ligj\u00ebrisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm zgjedhjet vendore t\u00eb mbajtur m\u00eb 30 qershor p\u00ebr Bashkin\u00eb Durr\u00ebs. Por vendimi \u00ebsht\u00eb i aplikuesh\u00ebm m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb t\u00eb 21 bashkit\u00eb ku kandiduan p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Bindjes Demokratike, p\u00ebrfshi Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tre dit\u00eb pasi gjyqtarja Mimoza Margjekaj ka botuar vendimin e saj q\u00eb nuk konfirmonte mandatin p\u00ebr kryebashkiake t\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga KQZ, Valbona Sako e ka apeluar vendimin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit. Ky apelim vjen pasi, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vendim paralel t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, dy dit\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb mandatit nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97232,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98029","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98029\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}