{"id":98514,"date":"2019-07-25T15:11:41","date_gmt":"2019-07-25T13:11:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=98514"},"modified":"2019-07-25T15:11:41","modified_gmt":"2019-07-25T13:11:41","slug":"hapet-nje-pike-e-re-ne-tirane-per-patentat-dhe-lejet-nderkombetare-te-qarkullimit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/hapet-nje-pike-e-re-ne-tirane-per-patentat-dhe-lejet-nderkombetare-te-qarkullimit-2\/","title":{"rendered":"Hapet nj\u00eb pik\u00eb e re n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr patentat dhe lejet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb qarkullimit"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor (DRSHTRR) njofton t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb shtetit se leja e drejtimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe leja e qarkullimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, mund t\u00eb t\u00ebrhiqen edhe te zyrat e DRSHTRR Tiran\u00eb, pran\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Kolaudimit t\u00eb Mjeteve (ish-Nshraku), p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb DRSHTRR Tiran\u00eb n\u00eb Kashar.<\/p>\n<p>\u2018Sh\u00ebrbimi i ri i ofruar edhe n\u00eb Tiran\u00eb, shmang radh\u00ebt dhe kursen koh\u00ebn n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb nxehta. T\u00eb interesuarit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumentet e lartp\u00ebrmendur, duhet t\u00eb ken\u00eb me vete: leje drejtimi komb\u00ebtare\/leje qarkullimi komb\u00ebtar, dokument identifikimi, 1 fotografi p\u00ebr leje drejtimi nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u2019, thuhet n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor.<\/p>\n<p>Leja e drejtimit nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe leja e qarkullimit nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr 3 vite me tarif\u00ebn 500 lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Luan Rama replik\u00eb me Arben Malajn<\/p>\n<p>Ish-deputeti i LSI Luan Rama me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb statusi n\u00eb \u201cFacebook\u201d ka replikuar me Arben Malajn, i cili ka shkruar m\u00eb her\u00ebt se kauza te Teatri nuk duhet t\u00eb politizohet.<\/p>\n<p>Luan Rama thot\u00eb se e njeh Malajn q\u00eb kur ai ka qen\u00eb i angazhuar her\u00ebt n\u00eb PS. Sipas Luan Ram\u00ebs, sot ka kauza me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb prekin t\u00eb gjith\u00eb dhe duhet q\u00eb t\u00eb ken\u00eb edhe mb\u00ebshtetje politike.<\/p>\n<p><strong>Postimi i Luan Ram\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>E ndoqa me v\u00ebmendjen e zakon\u00ebshme pranin\u00eb dhe fjal\u00ebn me shum\u00eb emocion njer\u00ebzor dhe qytetar t\u00eb mikut e kolegut tim t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb Partin\u00eb Socialiste e m\u00eb pas, t\u00eb Arben Malajt, individualitet me kontribute t\u00eb vyera politike e qeveris\u00ebse, n\u00eb protest\u00ebn qytetare p\u00ebr mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar nga vjedhja shtet\u00ebrore me ligjin antikushtetues t\u00eb Kuvendit, dhe m\u00eb vjen mir\u00eb ta gjej at\u00eb q\u00ebndrim koherent me natyr\u00ebn, angazhimet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb qytetare, publike e politike t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me t\u00eb se: \u201cPodiumi i Teatrit Komb\u00ebtar nuk mund t\u00eb keqp\u00ebrdoret p\u00ebr asnj\u00eb p\u00ebrfitim politik nga asnj\u00eb parti politike\u201d, si\u00e7 shkruan Beni n\u00eb nj\u00eb status t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb profilin e tij n\u00eb fb, e gjej me vend gjithashtu t\u00eb sakt\u00ebsoj se shprehja \u201cnuk mund t\u00eb keqp\u00ebrdoret\u201d, nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos mir\u00ebp\u00ebrdoret, edhe politikisht po aq sa publikisht, edhe shqiptarisht po aq sa edhe intelektualisht, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jo thjesht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, por nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb ka n\u00eb themel mbrojtjen e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb interesit publik, p\u00ebrkund\u00ebr nj\u00eb praktike kriminale vjedhjeje e shp\u00ebrdorimi, n\u00eb rastin konkret edhe ndaj t\u00eb gjith\u00eb hapsir\u00ebs publike ku gjendet Teatri Komb\u00ebtar, q\u00eb fatalisht e mjerisht implikon n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr kriminale edhe partin\u00eb e solidaritetit njer\u00ebzor, t\u00eb humanizmit e drejt\u00ebsis\u00eb sociale, t\u00eb cil\u00ebs un\u00eb dhe Beni iu dedikuam me gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit n\u00eb koh\u00eb ndryshimesh t\u00eb m\u00ebdha e luft\u00ebrash t\u00eb padrejta q\u00eb na imponoi rregjimi antipopullor poskomunist.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, por edhe si nj\u00eb qytetar i angazhuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb politik\u00eb n\u00eb 30 vjet me rradh\u00eb, i jap vetes t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb debatoj miq\u00ebsisht me q\u00ebndrimin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Arben Malajt, pasi m\u00eb duket i \u00e7uditsh\u00ebm kompleksi i tij politik n\u00eb Benin \u201capolitik\u201d ndaj rolit t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>\u201cJu kam th\u00ebn\u00eb se kam frik\u00eb se mos politika ju vjedh kauz\u00ebn\u201d, thot\u00eb Beni, teksa iu drejtohet artist\u00ebve n\u00eb statusin e vet, pa na th\u00ebn\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kur pushteti po vjedh e vret jo vet\u00ebm kauz\u00ebn q\u00eb e artikuluar n\u00eb mbrojtje t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm e artist\u00ebve, por e t\u00eb gjith\u00eb artdash\u00ebsve dhe e gjith\u00eb qytetar\u00ebve, por po vjedh edhe pronat e hapsirat publike, po vjedh qytetin dhe biografin\u00eb historike e kulturore t\u00eb tij?<\/p>\n<p>N\u00ebse politika nuk \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb t\u00eb tilla kauza t\u00eb m\u00ebdha e n\u00eb krah t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrse duhet e kujt djallin i sh\u00ebrben?!<\/p>\n<p>Ndaj, \u201ck\u00ebshill\u00ebn\u201d e ndjer\u00eb natyrisht e krejt t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb Arben Malajt, e gjej jo t\u00eb pavend, por t\u00eb gabuar dhe t\u00eb d\u00ebmshme. Politika ka detyrime dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve dhe vendit. Por n\u00ebse ajo u shmanget k\u00ebtyre p\u00ebrgjegj\u00ebsive, sidomos sot kur vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgrip e demokracia e dhunuar, kur qeverisja \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e kriminalizuar dhe institucionet t\u00eb kapura, kur kriza kushtetuese, parlamentare, qeveris\u00ebse dhe mbi t\u00eb gjitha kriza e besimit po vret shpres\u00ebn tek e ardhmja, kur tjet\u00ebr duhet t\u00eb angazhohet e t\u00eb ballafaqohet edhe politika me qytetar\u00ebt? Kur tjet\u00ebr duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb mision sh\u00ebrbimi ndaj interesave t\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Kompleksi i \u201cpolitizimit\u201d q\u00eb synon t\u2019a m\u00ebnjanoj\u00eb angazhimin e politik\u00ebs si institucion n\u00eb sfidat e shoq\u00ebris\u00eb e t\u00eb vendit, nuk b\u00ebn tjet\u00ebr, por favorizon m\u00eb tej abuzivizmin e kriminalizimin e qeveris\u00eb, zgjat agonin\u00eb dhe e b\u00ebn at\u00eb bashk\u00ebfajtore po aq sa ata q\u00eb pasi vodh\u00ebn me mb\u00ebshtetjen e grupeve kriminale zgjedhjet, po e p\u00ebrdorin pushtetin p\u00ebr t\u00eb vjedhur pasurin\u00eb publike e komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ndaj miku im Ben, mos ji i kompleksuar nga angazhimi politik, sepse i till\u00eb je edhe kur do t\u00eb prezantohesh si apolitik. Mos ji i kompleksuar as prej p\u00ebrdorimit politik e me angazhimin qytetar edhe t\u00eb politikan\u00ebve, t\u00eb podiumit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar apo tek banor\u00ebt e Unaz\u00ebs s\u00eb Re e gjetiu, gjithkund ku shfaqet bab\u00ebzi e makut\u00ebri, vjedhje e shp\u00ebrdorim kriminal i pushtetit.<\/p>\n<p>E sa p\u00ebr at\u00eb k\u00ebshill\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb na thua se: \u201cPublikisht kam k\u00ebshilluar b\u00ebni kujdes nga \u00e7do politikan sepse ata kan\u00eb shpirt kafsh\u00ebrore dhe p\u00ebr fitore politike te vrasin\u201d, ma do mendja se n\u00ebse e lexon s\u00ebrish, duhet t\u00eb ndjehesh keq e i penduar, sepse as ti dhe as un\u00eb, e si ne edhe dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb fati apo d\u00ebshira e tyre ua imponoi t\u00eb zgjedhin si profesion politik\u00ebn, nuk kemi asnj\u00eb shenj\u00eb a premis\u00eb t\u00eb atij q\u00eb ti pa e ditur ndoshta e quan \u201cshpirt kafsh\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse n\u00eb form\u00ebsimin e k\u00ebsaj shprehjeje je nxitur prej aksionit politik e t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh t\u00eb Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr shkarkimin t\u00ebnd nga Bordi Drejtues i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, prap\u00eb nuk mendoj se ata jan\u00eb d\u00ebshmi e shpirtit kafsh\u00ebror t\u00eb politikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt, nj\u00ebsoj si artist\u00ebt apo edhe si ekonomist\u00ebt, si mjek\u00ebt e inxhinier\u00ebt, por edhe si bujq\u00ebrit e blegtor\u00ebt, si student\u00ebt e pedagog\u00ebt, si punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe, edhe si ata q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnies ndaj ligjit jan\u00eb brenda qelive t\u00eb burgut, jan\u00eb m\u00eb s\u00eb pari njer\u00ebz krejt t\u00eb zakonsh\u00ebm e qytetar\u00eb t\u00eb ketij vendi.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse ka nd\u00ebr ta me \u201cshpirt kafsh\u00ebror\u201d, kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebn nj\u00eb em\u00ebrues e p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj paradigme t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb politika t\u00eb b\u00ebj\u00eb sehir e t\u00eb mos iu p\u00ebrgjigjet sfidave qytetare e atdhetare, sa her\u00eb th\u00ebrritet n\u00eb apel e kur i duhet ti p\u00ebrballoj\u00eb k\u00ebto sfida. Politika \u00ebsht\u00eb angazhim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por \u00ebsht\u00eb edhe detyrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i jan\u00eb dedikuar asaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor (DRSHTRR) njofton t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb shtetit se leja e drejtimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe leja e qarkullimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, mund t\u00eb t\u00ebrhiqen edhe te zyrat e DRSHTRR Tiran\u00eb, pran\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Kolaudimit t\u00eb Mjeteve (ish-Nshraku), p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb DRSHTRR Tiran\u00eb n\u00eb Kashar. \u2018Sh\u00ebrbimi i ri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":88966,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98514","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98514","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98514"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98514\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98514"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}