{"id":98689,"date":"2019-07-26T14:22:46","date_gmt":"2019-07-26T12:22:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=98689"},"modified":"2019-07-26T14:22:46","modified_gmt":"2019-07-26T12:22:46","slug":"roli-i-rames-dhe-thacit-ne-tentativen-per-te-eliminuar-ramush-haradinajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/roli-i-rames-dhe-thacit-ne-tentativen-per-te-eliminuar-ramush-haradinajn\/","title":{"rendered":"Roli i Ram\u00ebs dhe Tha\u00e7it, n\u00eb tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb \u2018eliminuar\u2019 Ramush Haradinajn!"},"content":{"rendered":"<p>Thirrja n\u00eb Hag\u00eb e Haradinajt, shoq\u00ebruar nga dor\u00ebheqja e tij nga posti i Kryeministrit, ngre disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb lidhura me t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve e rajonit, q\u00eb nuk po i shoh t\u00eb artikulohen n\u00eb kompleksitetin e tyre, pasi po mbyten nga hipokrizia e politik\u00ebs n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe nacionalizmi yn\u00eb primitiv n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja kryesore ngrihet rreth pyetjes n\u00ebse ka apo s\u2019ka lidhje kjo thirrje me q\u00ebndrimet e fundit t\u00eb Haradinajt si Kryeminist\u00ebr:-vendosja e taks\u00ebs Serbis\u00eb dhe kund\u00ebrshtimi i ndryshmit t\u00eb kufijve t\u00eb Kosov\u00eb. Kjo lidhet pastaj me pyetjet: A ka kush interes ta heq\u00eb qafe Haradinajn p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, cilat jan\u00eb pasojat?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb dikush ka interes. I pari \u00ebsht\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i, i cili e sheh si penges\u00eb edhe p\u00ebr taks\u00ebn, edhe p\u00ebr iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve. K\u00ebtij i duhen shtuar edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt shqiptar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt i pari renditet Tha\u00e7i, q\u00eb e sheh si penges\u00eb kryesore p\u00ebr iden\u00eb e ndryshmit t\u00eb kufijve, por edhe si rival politik.<\/p>\n<p>I dyti \u00ebsht\u00eb aleati i Tha\u00e7it n\u00eb Tiran\u00eb, Edi Rama i cili edhe ai b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb planin Vu\u00e7i\u00e7-Tha\u00e7i, \u00e7ka ka ndikuar q\u00eb Haradinaj t\u00eb lidhet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb: Meta dhe Basha. Gjithashtu, nuk ka dyshim se Haradinaj shihet si problematik edhe nga ata, q\u00eb r\u00ebndom i quajm\u00eb \u2018partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjith\u00eb ata, p\u00ebr shkak t\u00eb taks\u00ebs q\u00eb ka bllokuar procesin e negocimit me Serbin\u00eb dhe nga nj\u00eb pjes\u00eb, q\u00eb mb\u00ebshtet iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve-ku do t\u00eb fusja m\u00eb s\u00eb shumti amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetja e dyt\u00eb q\u00eb ngrihet pas k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb: po a ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb Gjykata e Hag\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr k\u00ebto loj\u00ebra, q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb?<\/p>\n<p>Po t\u2019i referohemi librit t\u00eb Carla del Pontes, q\u00eb na tregon qartazi dhe me fakte t\u00eb shumta nga gjith\u00eb bota se si drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb komprometuar ngase \u00ebsht\u00eb nxitur t\u00eb veproj\u00eb ose t\u00eb mos veproj\u00eb sipas interesave gjeopolitike, dyshimet jan\u00eb se po.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mund t\u00eb them se n\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve mund t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb ende favorin e dyshimit, nuk ka as m\u00eb t\u00eb voglin dyshim se politikan\u00ebt serb\u00eb, me n\u00eb krye Vu\u00e7i\u00e7in, dhe dy shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb hallin e drejt\u00ebsis\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb saj p\u00ebr interesat e tyre t\u00eb pushtetit. Nd\u00ebr k\u00ebto interesa, m\u00eb t\u00eb lexueshme jan\u00eb ato t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it; m\u00eb t\u00eb palexueshme jan\u00eb ato t\u00eb Tha\u00e7it dhe Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Le t\u00eb ndalemi te k\u00ebto t\u00eb dytat q\u00eb edhe na interesojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ra n\u00eb sy ishte sesi Tha\u00e7i dhe Rama pat\u00ebn v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb prononcoheshin haptazi n\u00eb favor t\u00eb thirrjes s\u00eb Haradinajt n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale si i dyshuar, por edhe se deklaratat e tyre kishin nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh me deklaratat e Met\u00ebs dhe Bash\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta dy t\u00eb fundit ishin n\u00eb sintoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen pa ekuivok p\u00ebr Kryeministrin e Kosov\u00ebs: \u2018Ramush Haradinaj \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Kosova e lir\u00eb, e pavarur dhe europiane\u2019 (Basha); \u2018krenar p\u00ebr zotin Haradinaj dhe i bindur n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tij.\u2019 (Meta); ato t\u00eb Ram\u00ebs e Tha\u00e7it ishin t\u00eb ftohta dhe plot ekuivok\u00eb. Pa i p\u00ebrmendur as emrin, Rama reagoi duke th\u00ebn\u00eb se: \u2018Ftesat nga Haga p\u00ebr protagonist\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e re e tyre p\u00ebr t\u00eb provuar deri n\u00eb fund pafaj\u00ebsin\u00eb\u2019. Ftoh\u00ebsi dhe distancim ndihej edhe n\u00eb reagimin e Tha\u00e7it, i cili e renditi Haradinajn n\u00eb mes emrash t\u00eb tjer\u00eb dhe e vuri theksin te past\u00ebrtia U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto reagime t\u00eb Ram\u00ebs dhe Tha\u00e7it nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me at\u00eb se k\u00ebta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb ka kryer U\u00c7K ndaj serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm. Kjo ndjenj\u00eb nuk hyn fare n\u00eb regjistrin mendor t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. Ata thjesht k\u00ebrkuan m\u00eb nj\u00eb an\u00eb t\u00eb amortizoj\u00eb goditjen q\u00eb mund t\u00eb marrin nga fakti se popullariteti i Haradinajt u shtua aq sa disa e fut\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e Sk\u00ebnderbejve t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb moderne, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb shfaqin dakord\u00ebsin\u00eb me thirrjen e aleat\u00ebve tan\u00eb vendimtar\u00eb, q\u00eb sot mund t\u00eb lexohet edhe si aleat\u00ebt e tyre vendimtar\u00eb. P\u00ebr ta, Haradinaj duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanohet nga politika, por nuk duhet t\u00eb dalin ata si p\u00ebrkrah\u00ebs e aq m\u00eb pak shtyt\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj thirrjeje. Kjo pun\u00eb, p\u00ebr \u00e7do rast, u duhet faturuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Duhet th\u00ebn\u00eb se Rama e njeh mir\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, pasi po e aplikon edhe ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr rolin e tyre aludoi qartazi Ilir Meta, pasi shkruan se: \u2018Nga sot t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb flem\u00eb m\u00eb pak, t\u00eb shqet\u00ebsohemi m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb bashkohemi m\u00eb fort q\u00eb Kosova dhe rajoni yn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pacenuar n\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb ton\u00eb, si dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen europiane\u2019, duke aluduar se thirrja e Haradinajt duhet lidhur me iden\u00eb e ndryshmit t\u00eb kufijve \u2013 shtoi se Haradinaj \u00ebsht\u00eb \u2018burr\u00eb shteti, q\u00eb nuk e thyejn\u00eb presionet e pabesit\u00eb\u2019. Presionet mund t\u00eb vijn\u00eb nga Vu\u00e7i\u00e7i, por pabesit\u00eb nuk mund t\u00eb vijn\u00eb ve\u00e7se nga t\u00eb vet\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga sa thash\u00eb, gjykoj se thirrja e Haradinajt duhet lexuar si nj\u00eb nga aktet e luft\u00ebs p\u00ebr pushtet q\u00eb po luhet n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri me protagonist\u00eb Tha\u00e7in dhe Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Si gjithmon\u00eb p\u00ebr ta fituar k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, ata kan\u00eb nevoj\u00ebn e mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ve\u00e7an\u00ebrisht amerikane, me t\u00eb cil\u00ebn t\u2019u imponohen shqiptar\u00ebve. N\u00eb aktin n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje, duket se roli i Serbis\u00eb ka qen\u00eb vendimtar. Nuk besoj se jam shum\u00eb largvajt\u00ebs n\u00ebse supozoj se n\u00eb ambiciet e tyre t\u00eb s\u00ebmura, nj\u00eb dit\u00eb, pas realizimit t\u00eb bashkimit me kompromisin e nd\u00ebrrimit t\u00eb kufijve, k\u00ebta ta shohin nj\u00ebri-tjetrin si rival\u00eb p\u00ebr Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb pa gjas\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb akt tjet\u00ebr, raporti i Dick Martit t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nga loja \u2018gjarprin\u2019 e Prishtin\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb mashtruesit e manipulatorit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Rreziqet q\u00eb shoh te ky skenar, n\u00ebse lejohet t\u00eb \u00e7ohet p\u00ebrpara, jan\u00eb disa.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, m\u00eb e dhimbshmja n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb se shoq\u00ebrit\u00eb serbe dhe shqiptare q\u00eb presin drejt\u00ebsi p\u00ebr krimet e kryera ndaj njer\u00ebzve t\u00eb tyre t\u00eb pafajsh\u00ebm, po e shohin edhe nj\u00eb her\u00eb tragjedin\u00eb e tyre t\u00eb instrumentalizuar p\u00ebr q\u00ebllime politike e gjeopolitike. Dhe kjo ka si an\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb medaljes faktin se do t\u00eb kemi nj\u00eb shtyrje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb vendosjes s\u00eb paqes dhe pajtimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb midis popujve shqiptar dhe serb, por edhe midis shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ky skenar, si shkurtore e zgjidhjes s\u00eb negociatave Prishtin\u00eb \u2013 Beograd n\u00ebp\u00ebrmjet ndarjeve etnike, \u00e7on n\u00eb thellimin e d\u00ebshtimit t\u00eb ides\u00eb s\u00eb nj\u00eb Europe t\u00eb paqes, bashk\u00ebpunimit dhe solidaritetit, ku krahas kultivimit e ruajtjes s\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb mira kulturore, popujt e saj b\u00ebjn\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta arritjet e vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve europiane.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, kjo loj\u00eb politike \u00e7on n\u00eb rrezikimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb, pluralizmin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs si n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb favor t\u00eb rritjes s\u00eb autoritarizmit t\u00eb lider\u00ebve, q\u00eb e ruajn\u00eb pushtetin n\u00eb saj\u00eb t\u00eb loj\u00ebrave gjeopolitike.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, ajo largon v\u00ebmendjen dhe energjit\u00eb e shqiptar\u00ebve nga keqqeverisjet dhe abuzimet e jasht\u00ebzakonshme me pushtetin, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rritje si n\u00eb Kosov\u00eb, me protagonist\u00eb Tha\u00e7in dhe Haradinajn edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, me protagonist Edi Ram\u00ebS.\/ Fatos Lubonja, Panorama<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thirrja n\u00eb Hag\u00eb e Haradinajt, shoq\u00ebruar nga dor\u00ebheqja e tij nga posti i Kryeministrit, ngre disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb lidhura me t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve e rajonit, q\u00eb nuk po i shoh t\u00eb artikulohen n\u00eb kompleksitetin e tyre, pasi po mbyten nga hipokrizia e politik\u00ebs n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe nacionalizmi yn\u00eb primitiv n\u00eb an\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":67079,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98689","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98689"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98689\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}