{"id":98705,"date":"2019-07-26T15:20:18","date_gmt":"2019-07-26T13:20:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=98705"},"modified":"2019-07-26T15:20:18","modified_gmt":"2019-07-26T13:20:18","slug":"master-plani-per-burgjet-gjonaj-ka-ende-te-korruptuar-ne-sistem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/master-plani-per-burgjet-gjonaj-ka-ende-te-korruptuar-ne-sistem\/","title":{"rendered":"Master plani p\u00ebr burgjet, Gjonaj: Ka ende t\u00eb korruptuar n\u00eb sistem"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Etilda Gjonaj gjat\u00eb prezantimit t\u00eb Masterplanit p\u00ebr Burgjet deklaroi se qeveria ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb duke p\u00ebrmendur sistemin \u201941-bis\u2019 dhe rekrutimin cil\u00ebsor, por shtoi se mbeten edhe shum\u00eb sfida. Ajo theksoi se ka ende punonj\u00ebs q\u00eb korruptohen dhe q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb sistemin e burgjeve.<\/p>\n<p>\u201cPadyshim sot q\u00eb flasim, evidentohen p\u00ebrs\u00ebri problematika me punonj\u00ebs policie t\u00eb cil\u00ebt korruptohen dhe nuk jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb sistem por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i cili do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e tij, kjo edhe p\u00ebr konsolidimin e vet\u00eb sistemit q\u00eb t\u00eb mos lejoj\u00eb korruptimin e punonj\u00ebsve por nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe n\u00eb garantimin e trajtimit financiar t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb koshiente q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende e mjaftueshme rritja e pagave q\u00eb ju b\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve me 7% n\u00eb 1 prill 2019, kemi planifikuar si pjes\u00eb edhe e k\u00ebtij Plan veprimi, eskalimin e rritjes s\u00eb pagave me q\u00ebllim barazimin e statusit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve me policin\u00eb e shtetit n\u00eb trajtimin financiar. Por duhet mbajm\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja e par\u00eb e pag\u00ebs pas shum\u00eb viteve harres\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb sistemit t\u00eb burgjeve\u201d tha Gjonaj.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb:<\/strong><br \/>\nFillimisht, d\u00ebshiroj t\u2019ju uroj mir\u00ebseardhjen duke ju fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb pranuat ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb lidhet pik\u00ebrisht me nj\u00eb nga objektivat strategjik\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, efektiviteti i organeve ligjzbatuese n\u00eb ekzekutimin e vendimeve penale.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, n\u00eb fillimin e detyr\u00ebs sime si Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb, lindi nevoja e nj\u00eb analize gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e gjendjes s\u00eb sistemit penitenciar, duke p\u00ebrfshir\u00eb aspektet legjislative, burimeve njer\u00ebzore, \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, aspektet infrastrukturore dhe trajtimin e t\u00eb drejtave t\u00eb personavet\u00eb d\u00ebnuar dhe t\u00eb paraburgosur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Qeveria Shqiptare ka nisur luft\u00ebn pa kompromis ndaj kriminalitetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vecanti, s\u00eb bashku me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh vendas, p\u00ebrgatit\u00ebm hartimin e nj\u00eb MAST\u00cbRPLANI 4 vje\u00e7ar 2019 \u2013 2022 p\u00ebr sistemin penitenciar.<\/p>\n<p>Ky plan veprimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument strategjik i cili do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb udh\u00ebzues p\u00ebr zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb aktiviteteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb sistemin e burgjeve.<\/p>\n<p>Zhvillimi i sistemit penitenciar shqiptar p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme penale n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet p\u00ebr Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb (MD) dhe Qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sistemi penitenciar shqiptar duhet t\u00eb zhvillohet m\u00eb tej me synimin par\u00ebsor rehabilitimin e t\u00eb d\u00ebnuarve dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri q\u00eb t\u00eb burgosurit e liruar t\u00eb shmangin rikthimin, duke marr\u00eb parasysh praktikat m\u00eb t\u00eb mira Evropiane dhe Rekomandimet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb zbatim t\u00eb suksessh\u00ebm, objektiv dhe transparent, \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb Plani i Veprimit t\u00eb monitorohet nga nj\u00eb Grup Pune ose nj\u00eb Task Forc\u00eb t\u00eb ekspert\u00ebve nga t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore, donator\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, si dhe t\u00eb p\u00ebrfshihen institucione apo organizata t\u00eb tjera n\u00eb procesin e zbatimit t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb zhvillimet dhe dinamik\u00ebn e zbatimit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Plani i veprimit p\u00ebr mir\u00ebfunksionimin e sistemit t\u00eb burgjeve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2019, paralelisht kemi vijuar me zgjidhjen e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikave t\u00eb sistemit t\u00eb burgjeve t\u00eb cilat jan\u00eb konsideruar emergjente.<\/p>\n<p>Angazhimi i plot\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve duket se ja ka vlejtur pasi kemi arritur t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb element\u00eb n\u00eb sistemin penitenciar, ku shumica e tyre m\u00eb lejoni ta theksoj jan\u00eb: P\u00cbR HER\u00cb T\u00cb PAR\u00cb.<\/p>\n<p>E filluam me ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb rekrutimit t\u00eb drejtuesve t\u00eb rinj t\u00eb IEVP-ve ku t\u00eb gjith\u00eb Drejtuesit u p\u00ebrzgjodh\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb konkursi t\u00eb hapur dhe meritokratik.<\/p>\n<p>E vijuam me m\u00ebnyr\u00ebn e rekrutimit t\u00eb stafit policor n\u00eb vitin 2018 me Akademin\u00eb e Siguris\u00eb duke ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebn e rekrutimit t\u00eb tyre e cila i dha fund nj\u00eb mentaliteti t\u00eb gjat\u00eb ku efektiv\u00ebt e burgjeve trajtoheshin si \u201cqoka partiake\u201d dhe jo si burime njer\u00ebzore profesionalisht t\u00eb zot\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar vazhdim\u00ebsine e sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju garantoj, se angazhimi q\u00eb kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha IEVP-t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb ata q\u00eb do pasqyrojn\u00eb integritet moral, profesional dhe q\u00eb do jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb zbatimin e detyrave funksionale, duke ofruar sh\u00ebrbimin p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb n\u00eb Institucione penitenciare, si dhe duke respektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr personat q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb k\u00ebto institucione.<\/p>\n<p>Padyshim sot q\u00eb flasim, evidentohen p\u00ebrs\u00ebri problematika me punonj\u00ebs policie t\u00eb cil\u00ebt korruptohen dhe nuk jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb sistem por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i cili do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e tij, kjo edhe p\u00ebr konsolidimin e vet\u00eb sistemit q\u00eb t\u00eb mos lejoj\u00eb korruptimin e punonj\u00ebsve por nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe n\u00eb garantimin e trajtimit financiar t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb koshiente q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende e mjaftueshme rritja e pagave q\u00eb ju b\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve me 7% n\u00eb 1 prill 2019, kemi planifikuar si pjes\u00eb edhe e k\u00ebtij Plan veprimi, eskalimin e rritjes s\u00eb pagave me q\u00ebllim barazimin e statusit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve me policin\u00eb e shtetit n\u00eb trajtimin financiar. Por duhet mbajm\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja e par\u00eb e pag\u00ebs pas shum\u00eb viteve harres\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb sistemit t\u00eb burgjeve.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohen fare mir\u00eb dit\u00ebt e para n\u00eb detyr\u00eb, ku krahas ankesave t\u00eb tjera q\u00eb m\u00eb vinin n\u00eb rrjetet sociale ku zgjedh t\u00eb komunikoj shpesh me qytetar\u00ebt, spikaste problemi madhor i ecejakeve q\u00eb i b\u00ebheshin punonj\u00ebsve te Burgjeve n\u00ebp\u00ebrmjet transferimeve nga nj\u00eb institucion n\u00eb nj\u00eb institucion tjet\u00ebr t\u00eb larg\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb sistem ku sistemi i karrier\u00ebs dhe i garancive q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs me uniform\u00eb kan\u00eb munguar t\u00ebr\u00ebsisht, jan\u00eb marr\u00eb masa me zgjidhje t\u00eb p\u00ebrkohshme ligjore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti p\u00ebr ndalimin e transferimit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve jo m\u00eb larg se 45 km.<\/p>\n<p>E them n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme jan\u00eb marr\u00eb k\u00ebto masa, pasi jo vet\u00ebm jan\u00eb parashikuar si masa t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan veprimi por nga ana tjet\u00ebr do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb legjislacionin specifik me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto mos t\u00eb vijn\u00eb si vullnet i Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb apo strukturave drejtuese t\u00eb institucioneve penitenciare.<\/p>\n<p>Paketa ligjore me 5 projektligjet, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrgatitur tashm\u00eb dhe dy prej tyre jan\u00eb n\u00eb diskutim n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb kuadri ligjor q\u00eb do t\u00eb garantojn\u00eb jo vet\u00ebm sistemin e karrier\u00ebs t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb burgjeve, por edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash sigurie q\u00eb kemi nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb sistemin penitenciar.<\/p>\n<p>Lidhjet e subjekteve kriminale me bot\u00ebn jasht\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb problem i vazhduesh\u00ebm por q\u00eb p\u00ebrfshin edhe \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb jasht\u00eb burgjeve. N\u00eb forcim t\u00eb element\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash, ku nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb instalimi i regjimit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm 41 Bis, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit do t\u00eb kufizohen subjektet kriminale me rrezikshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb vijuar veprimtarin\u00eb e tyre dhe gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb izoluar. Aktualisht jan\u00eb marr\u00eb masat p\u00ebr t\u00eb gjitha aspektet proceduriale administrative dhe logjistike p\u00ebr t\u00eb vijuar me zbatimin e k\u00ebtij regjimi. S\u00eb bashku me Prokurorin\u00eb e krimeve t\u00eb r\u00ebnda dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh ligjzbatuese jemi n\u00eb fazat e para t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e korrupsionit n\u00eb sistemin e burgjeve kane q\u00ebn\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb e theksuar q\u00eb ka passhoq\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme sistemin. Por sado njer\u00ebz me integritet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb sistem, n\u00ebse vet\u00eb sistemi nuk do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet duke garantuar transparenc\u00eb, llogaridh\u00ebnien, sigurin\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pamundur t\u00eb fitosh betej\u00ebn me korrupsionin.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjat\u00eb k\u00ebtij viti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, me Ngritjen e sall\u00ebs operacionale e cila b\u00ebn t\u00eb mundur monitorimin 24 or\u00eb n\u00eb Institucionet penale apo instalimi i bllokuesve t\u00eb val\u00ebve. Fal\u00eb mb\u00ebshtetjes buxhetore nga Qeveria shqiptare, por edhe t\u00eb Ambasad\u00ebs Britanike, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb t\u00eb instaluar bllokuesit e val\u00ebve n\u00eb 3 Institucione t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale. Masa t\u00eb tjera jan\u00eb planifikuar n\u00eb vijim p\u00ebr tu nd\u00ebrmarr\u00eb me q\u00ebllim garantimin e siguris\u00eb dhe forcimin e kontrollit n\u00eb institucionet penitenciare.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto arritje q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart, jan\u00eb parashikuar si vazhdim\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument veprimi q\u00eb do t\u00eb prezantojm\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb guid\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb jo vet\u00ebm Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe institucionet e saj t\u00eb var\u00ebsis\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira, por t\u00eb gjith\u00eb ata bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb na ndihmojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb sistemin penitenciar nga err\u00ebsira e gjat\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb sistem i cili duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb prioritet edukimin dhe rehabilitimin e t\u00eb d\u00ebnuarve.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, dua t\u00eb falenderoj n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb Ambasadorin Duncan, Kreun e ri t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, dhe stafet tuaja p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij Plan veprimi por edhe asistenc\u00ebn teknike t\u00eb ofruar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Falenderoj t\u00eb gjith\u00ebve ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimet e grupit t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sugjerimet dhe v\u00ebrejtjet konkrete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Plan veprimi me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e dokumentit final.<\/p>\n<p>Pa dyshim ky plan veprimi si nj\u00eb dokument orientues do t\u00eb afroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe organizata vendase me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur objektivat n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sistemit penitenciar. N\u00eb mbyllje, dua t\u00eb citoj Dostoevskin, i cili n\u00eb nj\u00eb nga testamentet letrare q\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb njer\u00ebzimit, ka shkruar: Shkalla e qytet\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb shteti matet nga burgjet e tij! Bashk\u00eb po ja dalim, dhe jam e bindur q\u00eb do vazhdojm\u00eb t\u2019ia dalim p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb dita-dit\u00ebs deri sa ta \u00e7ojm\u00eb n\u00eb nivelin e duhur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Etilda Gjonaj gjat\u00eb prezantimit t\u00eb Masterplanit p\u00ebr Burgjet deklaroi se qeveria ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb duke p\u00ebrmendur sistemin \u201941-bis\u2019 dhe rekrutimin cil\u00ebsor, por shtoi se mbeten edhe shum\u00eb sfida. Ajo theksoi se ka ende punonj\u00ebs q\u00eb korruptohen dhe q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb sistemin e burgjeve. \u201cPadyshim sot q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":98706,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98705","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}