{"id":98726,"date":"2019-07-26T18:50:15","date_gmt":"2019-07-26T16:50:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=98726"},"modified":"2019-07-26T15:48:50","modified_gmt":"2019-07-26T13:48:50","slug":"analisti-amerikan-rasti-haradinaj-do-te-kete-ndikim-te-perkoshem-ne-dialogun-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analisti-amerikan-rasti-haradinaj-do-te-kete-ndikim-te-perkoshem-ne-dialogun-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"Analisti amerikan: Rasti Haradinaj do t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrkosh\u00ebm n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em aria-hidden=\"true\">Analisti amerikan Edward P. Joseph thot\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si marr\u00ebdh\u00ebnia e Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb jetike t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb zgjedhur q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, profesori i Universitetit Johns Hopkins, thekson se dor\u00ebheqja e zotit Haradinaj ka krijuar nj\u00eb bosh\u00ebll\u00ebk q\u00eb mund t\u00eb zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. Sipasi tij \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe n\u00ebse kjo do t\u00eb shkaktonte nj\u00eb vones\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr rifillimin e dialogut Prishtin\u00eb-Beograd. Me zotin Joseph bisedoi gazetari i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs Festim Gashi.<\/em><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Edwards, t\u00eb m\u00ebrkuren prokuror\u00ebt e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb mor\u00ebn n\u00eb pyetje ish kryeministrin e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dyshuarit. Zoti Haradinaj t\u00eb premten dha dor\u00ebheqjen nga posti i Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi mori nj\u00eb thirrje p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb n\u00eb pyetje nga Gjykata Speciale. Si i shihni ju k\u00ebto zhvillime?<\/p>\n<p><strong>Edward P. Joseph:\u00a0<\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e pazakonshme. Natyrisht, n\u00eb rastin e ish kryeministrit Haradinaj, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i paprecedent\u00eb. Kjo tashm\u00eb ka ndodhur nj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb vitin 2005. Nga pik\u00ebpamja ime, kjo n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zotin Haradinaj dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs, ato t\u00eb s\u00ebrb\u00ebve kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, ato t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr s\u00ebrb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, ose krimi i pazgjidhur q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb kryer nga s\u00ebrb\u00ebt kund\u00ebr Oliver Ivanovi\u00e7it, r\u00ebndojn\u00eb mbi Kosov\u00ebn. N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zotin Haradinaj dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, duke dal\u00eb para nj\u00eb gjykate t\u00eb hapur dhe duke iu p\u00ebrgjigjur hapur dhe qart\u00eb pyetjeve mbi veprimet e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe dyshimet p\u00ebr veprime kriminale n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>\u00c7far\u00eb ndikimi mendoni do t\u00eb ket\u00eb dor\u00ebheqja e zotit Haradinaj mbi zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Edward P. Joseph:\u00a0<\/strong>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i madh p\u00ebr politik\u00ebn e brendshme n\u00eb Kosov\u00eb. Ish kryeministri Haradinaj kishte kund\u00ebrshtime t\u00eb thella me presidentin Tha\u00e7i mbi qasjen ndaj bisedimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me Serbin\u00eb dhe diskutimet p\u00ebr njohje t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kosov\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb OKB, operimit t\u00eb saj si nj\u00eb vend normal dhe n\u00eb fund an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb Bashkimin Evropian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb dyja vendet. Pra, ky zhvillim sjell nj\u00eb element t\u00eb ri: largimin e zotit Haradinaj p\u00ebr momentin nga ekuacioni. Por nga ana tjet\u00ebr n\u00eb njoftimin e tij t\u00eb dor\u00ebheqjes, ai k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ruhet q\u00ebndrimi i tij i fort\u00eb kund\u00ebr \u00e7do ndarjeje territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs, ose krijimit t\u00eb nj\u00eb entiteti si Republika Serbe brenda Kosov\u00ebs, q\u00ebndrim q\u00eb ka mb\u00ebshtetje brenda partis\u00eb s\u00eb tij dhe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Haradinaj, n\u00eb njoftimin e tij p\u00ebr dor\u00ebheqje i b\u00ebri thirrje Presidentit Tha\u00e7i q\u00eb t\u00eb takohet me udh\u00ebheq\u00ebsit e partive politike n\u00eb vend dhe t\u00eb caktoj\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. \u00c7far\u00eb ndikimi mund t\u00eb ken\u00eb zgjedhjet e parakoshme n\u00eb proceset politike n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dialogun me Serbin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Edward P. Joseph:\u00a0<\/strong>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si marr\u00ebdh\u00ebnia e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me Republik\u00ebn e Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb jetike t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb zgjedhur q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb vullnetin e gjith\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, shqiptar\u00ebt dhe s\u00ebrb\u00ebt. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vazhdohet n\u00eb kushtet e nj\u00eb gjysm\u00eb-bosh\u00ebll\u00ebku, ku pasi largohet nj\u00eb kryeminist\u00ebr, ai z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb tjet\u00ebr, jo me procesin e duhur politik. Pra jo p\u00ebrmes funksioneve t\u00eb rregullta parlamentare, por p\u00ebrmes faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm. Un\u00eb nuk i shoh zgjedhjet si penges\u00eb. Dialogu ka ngecur p\u00ebr shkak t\u00eb tarif\u00ebs s\u00eb vendosur ndaj mallrave serbe. Pra, un\u00eb nuk e shoh si penges\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe preisdenti francez Emmanuel Macron kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. \u00c7far\u00eb ndikimi do t\u00eb ket\u00eb dor\u00ebheqja e zotit Haradinaj te kjo iniciativ\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Edward P. Joseph:\u00a0<\/strong>Varet se si k\u00ebto dy vende e shohin \u00e7\u00ebshtjen. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb zgjedhur, edhe n\u00ebse kjo do t\u00eb shkaktonte nj\u00eb vones\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ata q\u00eb duan ndarjen e Kosov\u00ebs, q\u00eb un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e rrezikshme dhe jo n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve, s\u00ebrb\u00ebve ose rajonit, mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb sepse ajo mund ta l\u00ebr\u00eb Presidentin Tha\u00e7i pa nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. K\u00ebshtu q\u00eb disa njer\u00ebz mund t\u00eb p\u00ebrpiqen ta shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim kjo do t\u00eb ishte e gabuar. Kjo nuk do t\u00eb ishte m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u00eb rifilluar nj\u00eb dialog t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Haradinaj ishte n\u00ebn presion t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn rifillimit t\u00eb dialogut Prishtin\u00eb-Beograd. Gjykata Speciale thirri ish kryeministrin Haradinaj pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai po p\u00ebrballej me nj\u00eb presion t\u00eb madh p\u00ebr pezullimin e tarif\u00ebs. A mund t\u00eb jet\u00eb ndikuar vendimi i Gjykat\u00ebs Speciale nga kjo \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Edward P. Joseph:\u00a0<\/strong>Jo. Un\u00eb nuk besoj se Gjykata Speciale ka vepruar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb thirrur zotin Haradinaj, si mjet p\u00ebr heqjen e tarif\u00ebs. Tarifat jan\u00eb ende n\u00eb fuqi dhe qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Un\u00eb shpresoj q\u00eb me p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme diplomatike nga Amerika dhe nga Evropa t\u00eb b\u00ebhet i mundur pezullimi i tarif\u00ebs, por edhe q\u00eb Serbia t\u00eb tregoj\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb n\u00eb retorik\u00ebn dhe veprimet e saj kundrejt Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kthej\u00eb dialogun n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Pra, jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb rikthim teknik tek dialogu, por n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb sinqert\u00eb. Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb e mundur. Duhet t\u00eb gjendet nj\u00eb formul\u00eb p\u00ebr rifillimin e bisedimeve t\u00eb drejp\u00ebrdrejta mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Joseph, disa zyrtar\u00eb amerikan\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se mund t\u00eb rritet p\u00ebrfshirja e Amerik\u00ebs n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe n\u00eb iniciativ\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsve gjerman\u00eb e francez\u00eb. A duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb dialogun Prishtin\u00eb-Beograd, apo kjo \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb mbetet n\u00eb duart e evropian\u00ebve?<\/p>\n<p><strong>Edward P. Joseph:<\/strong>\u00a0Roli udh\u00ebheq\u00ebs amerikan \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor. Evropian\u00ebt thjesht nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb merren t\u00eb vet\u00ebm me problemin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Bosnj\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet nj\u00eb udh\u00ebheqje e fort\u00eb, q\u00eb Evropa nuk mund ta ofroj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb tranzicioni n\u00eb Bruksel, ku sapo \u00ebsht\u00eb zgjedhur nj\u00eb udh\u00ebheqje e re. N\u00eb Berlin dhe n\u00eb Paris nuk ka nj\u00eb politik\u00eb unike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim transatlantik unik q\u00eb mund t\u00eb ofrohet vet\u00ebm nga nj\u00eb angazhim udh\u00ebheq\u00ebs amerikan. Nj\u00eb prani e fort\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb fituar besimin e shqiptar\u00ebve dhe q\u00eb mund t\u00eb pranohet dhe t\u00eb respektohet edhe nga serb\u00ebt.\/ VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Analisti amerikan Edward P. Joseph thot\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si marr\u00ebdh\u00ebnia e Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb jetike t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb zgjedhur q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, profesori i Universitetit Johns Hopkins, thekson se dor\u00ebheqja e zotit Haradinaj ka krijuar nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":98727,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98726","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}