{"id":98872,"date":"2019-07-27T12:12:29","date_gmt":"2019-07-27T10:12:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=98872"},"modified":"2019-07-27T12:12:29","modified_gmt":"2019-07-27T10:12:29","slug":"intervista-haradinaj-miqte-nderkombetar-te-ndalin-presionet-ndaj-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/intervista-haradinaj-miqte-nderkombetar-te-ndalin-presionet-ndaj-kosoves\/","title":{"rendered":"Intervista\/ Haradinaj: Miqt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ndalin presionet ndaj Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtjen n\u00eb si\u00e7 tha, problemet n\u00eb drejtpeshimin e trysnis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Haradinaj i cili nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u kthye nga Haga ku ishte thirrur nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb, i tha korrespondentit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, Leonat Shehu, se derisa ai \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb jap\u00eb dy her\u00eb dor\u00ebheqje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shqet\u00ebsime t\u00eb tilla nuk kan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit aktual\u00eb serb, q\u00eb ishin pjes\u00eb e regjimit t\u00eb Slobodan Milloshevi\u00e7it.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb nga dor\u00ebheqja juaj nga posti i kryeministrit dhe po sot keni mbledhur qeverin\u00eb mes debatesh n\u00ebse mundeni apo nuk mund ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb? Si i shihni ju k\u00ebto debate?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka diskutime p\u00ebr tema, edhe p\u00ebr tem\u00ebn e qeverisjes. Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb nj\u00eb qeverie, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dor\u00ebheqjes sime, tash nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb bashll\u00ebk, krejt\u00ebsisht boshll\u00ebk qeveris\u00ebs, sepse mund t\u00eb rrezikohet funksionimi i jet\u00ebs, sh\u00ebndet\u00ebsia, komunikacioni dhe tema tjera t\u00eb jet\u00ebs edhe \u00ebsht\u00eb precedent i krijuar jo ve\u00e7 te ne, por edhe te vendet tjera pas dor\u00ebheqjes s\u00eb qeveris\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj me pun\u00eb dhe nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb boshll\u00ebk qeveris\u00ebs deri n\u00eb zgjedhjen e qeveris\u00eb s\u00eb re. Edhe un\u00eb e marr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse e kam cekur edhe te shkresat e dor\u00ebheqjes, n\u00ebse ka vendim tjet\u00ebr nga Gjykata Kushtetuese e respektojm\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Disa organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile kan\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn kund\u00ebrshtojn\u00eb mbajtjen e mbledhjes ose caktimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordeve. Si ju p\u00ebrgjigjeni?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb kjo; nuk guxoj t\u00eb lejoj boshll\u00ebk qeveris\u00ebs, nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb se a guxoj me vazhdu me qeveris mund ta marr\u00eb vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese. Precedent\u00ebt e m\u00ebhershme kan\u00eb ekzistuar te vazhdimi i qeverisjes n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs nuk ka boshll\u00ebk, pra nuk mbetet pa qeverisje deri n\u00eb zgjedhjen e qeveris\u00eb s\u00eb re edhe un\u00eb do t\u00eb vazhdoj k\u00ebshtu. N\u00ebse k\u00ebto organizata e vler\u00ebsojn\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi s\u00eb bashku edhe me partit\u00eb parlamentare sepse kam d\u00ebgjuar edhe deputet edhe parti parlamentare, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i drejtohen me urgjenc\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ju u kthyet dje nga Haga ku zgjodh\u00ebt t\u00eb mos p\u00ebrgjigjeni n\u00eb pyetjet e prokuror\u00ebve. P\u00ebrse zgjodh\u00ebt heshtjen zoti Haradinaj?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Un\u00eb kam qen\u00eb i mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb ekspert ligjor i cili pas diskutimit p\u00ebr arsyen pse jam i thirrur, vler\u00ebsoi se ky \u00ebsht\u00eb pozicioni i duhur.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Q\u00eb nga dor\u00ebheqja juaj \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb lidhjeje nd\u00ebrmjet thirrjes p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Hag\u00eb dhe q\u00ebndrimeve tuaja politike rreth tarifave ndaj mallrave serbe. A shihni ju ndonj\u00eb lidhje t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Do t\u00eb thot\u00eb un\u00eb e kam kryer obligimin ligjor si rezultat i nj\u00eb ftese p\u00ebr t\u2019u paraqitur si i dyshuar n\u00eb bised\u00eb hetuese. Kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje prej kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb dhe vetvetiu kjo ka ndikime politike ftesa &#8212; duke pasur parasysh faktin se un\u00eb kam qen\u00eb dy her\u00eb n\u00eb procese gjyq\u00ebsore dhe ia kam dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ta shqyrtoj at\u00eb periudh\u00eb, periudh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Jam mjaft i habitur me k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb. Ka plot dyshime n\u00eb Kosov\u00eb se mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb konspiracion, por ajo q\u00eb mund t\u00eb konfirmoj \u00ebsht\u00eb q\u00eb besoj n\u00eb ato q\u00ebndrime politike q\u00eb i kam shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb ndaj partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e q\u00eb \u00ebsht\u00eb pra: kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb diskutuesh\u00ebm dhe nuk b\u00ebn t\u00eb diskutohet p\u00ebr territorin dhe kufijt\u00eb, marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb duhet t\u00eb arrihet p\u00ebr njohje reciproke n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues sepse p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme nj\u00eb krijes\u00eb si Dodik Republik\u00eb sepse na e bjen Rusin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht tregtia e lir\u00eb pra duhet t\u00eb jet\u00eb e arritur me njohje edhe tarifa hiqet me njohje. K\u00ebto q\u00ebndrime jan\u00eb reale dhe vazhdoj t\u2019i paraqes si k\u00ebtilla dhe k\u00ebrkoj prej bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aleat\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb ta ndalin presionin e padrejt\u00eb mbi Kosov\u00ebn sikur p\u00ebr tarifat po ashtu edhe tema tjera p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull t\u00eb pranohen kushtet e Serbis\u00eb p\u00ebr dialog p\u00ebr shkak se ofendohet pala, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb jemi ne viktim\u00eb. Imagjinoni un\u00eb jam kryetar qeverie. Thirrem p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar para nj\u00eb gjykate nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nj\u00eb her\u00eb e kam dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb zoti (Aleksand\u00ebr) Vu\u00e7i\u00e7 q\u00eb ishte minist\u00ebr i zotit (Slobodan) Milloshevi\u00e7 dhe dihet q\u00eb regjimi i Milloshevi\u00e7it \u00e7far\u00eb krime ka kryer n\u00eb Ballkan jo ve\u00e7 n\u00eb Kosov\u00eb por edhe n\u00eb vende tjera, dhe ai nuk ka shqet\u00ebsime t\u00eb asnj\u00eb natyre. Pra kjo d\u00ebshmon nj\u00eb disbalanc\u00eb t\u00eb logjikave t\u00eb presionit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e q\u00eb duhet t\u00eb korrigjohen sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kur flisni p\u00ebr aleat\u00ebt, cil\u00ebt po b\u00ebjn\u00eb trysni?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Mendoj n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, presidenti i Kosov\u00ebs paralajm\u00ebroi p\u00ebr jav\u00ebn e ardhshme fillimin e k\u00ebshillimeve me partit\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje pas dor\u00ebheqjes suaj. Cili besoni se do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfundimi i k\u00ebshillimeve: zgjedhjet apo nj\u00eb zgjidhje e nd\u00ebrmjetme?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: N\u00eb situat\u00ebn e krijuar pas dor\u00ebheqjes, un\u00eb i kam propozuar presidentit fillimin e procedurave p\u00ebr shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb parakoh\u00ebshme dhe ky ka qen\u00eb vullnet i gjith\u00eb spektrit politik. Pra t\u00eb gjitha partit\u00eb politike jan\u00eb deklaruar p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn dhe domosdoshm\u00ebrin\u00eb me shku n\u00eb zgjedhje dhe k\u00ebsisoj mendoj se shp\u00ebrb\u00ebrja e parlamentit dhe shkuarja n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e duhur.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A \u00ebsht\u00eb vonuar me k\u00ebt\u00eb vendim?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Po n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitje n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshpejtonte mbajtjen e zgjedhjeve, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb quhet vones\u00eb ende. Mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb vonohet Kosova edhe vendimi duhet t\u2019i kthehet sovranit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shpejt sovrani t\u00eb vendos\u00eb se si do t\u00eb udh\u00ebhiqet n\u00eb t\u00eb ardhmen Kosova.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kur do t\u00eb ishte koha e p\u00ebrshtatshme, p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Ne nuk kemi dat\u00eb t\u00eb preferuar. Ne mendojm\u00eb se duhet t\u00eb respektohen afatet kushtetuese e ligjore dhe n\u00eb k\u00ebto afate t\u00eb shpallen zgjedhjet. Data duhet t\u00eb jet\u00eb konsensus i p\u00ebrbashk\u00ebt i gjith\u00eb spektrit politik edhe i komuniteteve etnike, t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb jam deklaruar disa her\u00eb q\u00eb Kosova e ruan paprekshm\u00ebrin\u00eb e vet edhe paprekshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb shum\u00eb etni edhe mendoj se zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb edhe e shqiptar\u00ebve edhe e komuniteteve, pra t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb besimin ose t\u00eb zgjedhin ata q\u00eb i besojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Deri tani si kan\u00eb shkuar gj\u00ebrat, a prisni q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs t\u00eb ket\u00eb zgjedhje apo n\u00eb vjesht\u00eb?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Gjat\u00eb ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pamundshme sepse vetvetiu k\u00ebrkohet nj\u00eb afat kohor i parapar\u00eb, pra nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje para 45 dit\u00ebve nd\u00ebrsa sipas kalkulimeve kohore q\u00eb i kam menduar un\u00eb, zgjedhjet mund t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr rreth 70 dit\u00eb, pra ashtu \u00ebsht\u00eb koha, tridhjet\u00eb jan\u00eb t\u00eb afatit t\u00eb caktimit t\u00eb dat\u00ebs, pastaj 45 jan\u00eb vet periudha n\u00eb mes t\u00eb caktimit deri n\u00eb zgjedhje, jan\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme pra kjo mund t\u00eb jet\u00eb fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit mendohet se mund t\u00eb jet\u00eb koha e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve, duhet t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb e diel p\u00ebr shkak se votohet t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj ka shum\u00eb opinione se tashm\u00eb procesi po zvarritet. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni ju n\u00eb rast se ky proces vazhdon t\u00eb zvarritet m\u00eb tej?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Ne jemi shprehur t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebjm\u00eb parlamentin me vot\u00ebn ton\u00eb, pra \u00e7do veprim q\u00eb p\u00ebrshpejton shkuarjen n\u00eb zgjedhje do ta japim si Aleanc\u00eb p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, jeni kritikuar nga nj\u00eb pjes\u00eb e koleg\u00ebve tuaj n\u00eb qeveri p\u00ebr mos informim p\u00ebr vendimin e dor\u00ebheqjes tuaj nga pozita e kryeministrit. P\u00ebrse nuk i keni informuar?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Dor\u00ebheqjen e kam paraqitur n\u00eb qeveri aty ku jan\u00eb koleg\u00ebt e qeveris\u00eb, pra ai \u00ebsht\u00eb vendi ku i informoj dhe aty i kam informuar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Haradinaj, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mbetet e paqart\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdimi i bisedimeve me Serbin\u00eb. A do t\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb nj\u00eb proces i till\u00eb edhe pa qeverin\u00eb tuaj, do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn q\u00eb aktualisht gjendeni?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Mendoj se dialogu duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Mir\u00ebpo nj\u00eb dialog pa kushte dhe nj\u00eb dialog i kornizuar. Pra duhet t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr \u00e7ka po bisedojm\u00eb. Un\u00eb kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje reciproke n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues e p\u00ebr t\u00eb cilin at\u00ebher\u00eb t\u00eb dialogojm\u00eb ose negociojm\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb vazhdohet nj\u00eb dialog i padefinuar edhe q\u00eb pastaj mund t\u00eb na sjell\u00eb befasi si rasti i dialogut n\u00ebn zonj\u00ebn (Federica) Mogherini dhe befasit\u00eb q\u00eb na i solli.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A ishin k\u00ebto q\u00eb \u00e7uan edhe n\u00eb p\u00ebrplasje me partner\u00ebt e koalicionit?<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Po ne kemi pasur disa thyerje n\u00eb proces, t\u00eb vazhdueshme. Megjithat\u00eb, dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ftes\u00ebs t\u00eb gjykat\u00ebs. Sikur ajo ftes\u00eb mos t\u00eb kishte ardhur, un\u00eb nuk do t\u00eb jepja dor\u00ebheqje dhe sot do t\u00eb isha kryetar qeverie dhe nuk do t\u00eb ishim duke folur p\u00ebr zgjedhje. Ftesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe nuk kam mundur, te nocioni i sovranitetit kryetari i qeveris\u00eb paraqet nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb sovranitetit t\u00eb shtetit sepse ne jemi republik\u00eb parlamentare dhe pushteti \u00ebsht\u00eb i koncentruar n\u00eb ekzekutiv tek kryetari i qeveris\u00eb, pra nuk kam mundur ta \u00e7oj\u00eb kryetarin e qeveris\u00eb para hetuesve pra jam detyruar t\u00eb mbroj shtetin, me mbrojt nocionin ton\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb n\u00eb sovranitet dhe nderin ton\u00eb si institucione, por edhe nderin e luft\u00ebtarit shqiptar, nuk shkoj atje i veshur me pushtet por kam shkuar si qytetar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb kam shkuar si Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtjen n\u00eb si\u00e7 tha, problemet n\u00eb drejtpeshimin e trysnis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj Kosov\u00ebs. Haradinaj i cili nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u kthye nga Haga ku ishte thirrur nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69135,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98872","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98872\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}