{"id":99353,"date":"2019-07-29T21:10:47","date_gmt":"2019-07-29T19:10:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=99353"},"modified":"2019-07-29T18:06:13","modified_gmt":"2019-07-29T16:06:13","slug":"fati-tragjik-i-femijeve-te-ajnshtajnit-skizofrenia-braktisja-dhe-nje-zhdukje-misterioze-i-takoi-per-here-te-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fati-tragjik-i-femijeve-te-ajnshtajnit-skizofrenia-braktisja-dhe-nje-zhdukje-misterioze-i-takoi-per-here-te-fundit\/","title":{"rendered":"Fati tragjik i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Ajnshtajnit| Skizofrenia, braktisja dhe nj\u00eb zhdukje misterioze. I takoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit\u2026"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sado radikale dhe inovative ishin idet\u00eb dhe zbulimet e Albert Ajnshtajnit, jeta e tij personale ishte episodike dhe e paq\u00ebndrueshme. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ishte nj\u00eb njeri me teka dhe zakone t\u00eb \u00e7uditshme. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ata q\u00eb e p\u00ebsuan m\u00eb shum\u00eb nga tekat e tij ishin f\u00ebmij\u00ebt e tij. N\u00eb Shtator 1896, n\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7are, Ajnshtajni filloi t\u00eb studionte matematik\u00ebn dhe fizik\u00ebn n\u00eb Universitetin Teknik t\u00eb Zyrihut. Aty studionte edhe 21-vje\u00e7arja Mileva Mari\u00e7, e cila ishte gruaja e vetme n\u00eb departament. Q\u00eb nga viti i par\u00eb i studimeve t\u00eb tyre, Mileva dhe Albert u afruan shum\u00eb. Ishin vazhdimisht s\u00eb bashku, brenda dhe jasht\u00eb universitetit, nd\u00ebrsa edhe gjat\u00eb pushimeve t\u00eb tyre vazhdonin t\u2019i d\u00ebrgonin letra nj\u00ebri-tjetrit. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 1900, kur u diplomuan, u detyruan t\u00eb ndaheshin. Albert gjeti nj\u00eb pun\u00eb pran\u00eb Zyrihut dhe Mileva u kthye tek prind\u00ebrit e saj n\u00eb Serbi. Udh\u00ebtonin, aq shpesh sa mundeshin p\u00ebr t\u2019u takuar, por mbi t\u00eb gjitha, marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre mbajti fal\u00eb korrespondenc\u00ebs s\u00eb tyre javore dhe t\u00eb shpesht\u00eb. Korrespondenca e tyre ishte ajo q\u00eb n\u00eb vitet 1980-t\u00eb, 25 vite pas vdekjes s\u00eb Albert Ajnshtajnit, zbuloi nj\u00eb sekret t\u00eb madh t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. F\u00ebmija i fshehur. M\u00eb 1901, Mileva mbeti shtatz\u00ebn\u00eb. T\u00eb dy prind\u00ebrit e Albertit dhe prind\u00ebrit e saj mbet\u00ebn t\u00eb pak\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb shtatz\u00ebni, pasi dy t\u00eb rinjt\u00eb jo vet\u00ebm nuk ishin martuar, por gjendeshin n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga letrat, n\u00eb Janar 1902 Mileva solli n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, Lieserl Ajnshtajn. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, fati i Lieserl mbetet mister i pazgjidhur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb korrespondenc\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb m\u00ebvonshme, vajza e tyre p\u00ebrmendet vet\u00ebm tre her\u00eb. Teorit\u00eb e biograf\u00ebve dhe studiuesve thon\u00eb se vajza \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ose p\u00ebr adoptim ose ka vdekur nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje f\u00ebmij\u00ebrie. E \u00e7uditshme \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb lindjeje apo ndonj\u00eb dokument tjet\u00ebr q\u00eb v\u00ebrteton ekzistenc\u00ebn e Lieser. T\u00eb dy djemt\u00eb q\u00eb u braktis\u00ebn. N\u00eb Janar t\u00eb vitit 1903, Albert dhe Mileva u martuan dhe u vendos\u00ebn n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb martes\u00ebs s\u00eb tyre soll\u00ebn n\u00eb bot\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb, Hans dhe Edward. Megjithat\u00eb, ecuria e tyre e p\u00ebrbashk\u00ebt ishte larg nga jeta konvencionale familjare e koh\u00ebs. Kur Edward u b\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7, \u00e7ifti u nda dhe pak m\u00eb von\u00eb, Albert u largua p\u00ebr n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u2019u martuar me kush\u00ebrir\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb, Elsa Ajnshtajn.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ky fakt, ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trazuar marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre, goditja harizmatike q\u00eb solli \u00e7arjen e plot\u00eb midis tyre u dha nga rrethanat historike. Ardhja e Hitlerit n\u00eb pushtet n\u00eb vitet 1930 shtyu Albertin dhe Els\u00ebn n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrngulur p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Ishte e nj\u00ebjta periudh\u00eb kur 20-vje\u00e7ari Edward u diagnostikua me skizofreni dhe u shtrua n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb psikiatrike. Ndjenja e braktisjes i kushtua shum\u00eb djalit, i cili u p\u00ebrpoq t\u00eb mbante nj\u00eb kontakt elementar me t\u00eb atin p\u00ebrmes korrespondenc\u00ebs. Thuhet se n\u00eb nj\u00eb nga iluzionet e tij psikotike pranoi se e urrente dhe e akuzoi si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb nga problemet me t\u00eb cilat ballafaqohej. Hans, nga ana tjet\u00ebr, kishte jet\u00ebn m\u00eb normale t\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebve. Duke ndjekur hapat e prind\u00ebrve t\u00eb tij, studioi n\u00eb Universitetin e Zyrihut ku u diplomua si inxhinier civil. Gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, arriti t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vepra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe si profesor nderi n\u00eb Universitetin e Berkeley.<br \/>\nSigurisht, jeta e tij personale nuk ishte ideale. Hans u martua dhe krijoi familje. Prej tre f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb pati me gruan e tij, dy vdiq\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re. Ashtu si edhe me v\u00ebllain e tij m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, mungesa e figur\u00ebs prind\u00ebrore i kushtoi shum\u00eb edhe Hansit. Albert ishte p\u00ebr t\u00eb burim frym\u00ebzimi dhe ishte njeriu q\u00eb admironte m\u00eb shum\u00eb. Ndihej thell\u00ebsisht i l\u00ebnduar nga fakti se nuk mund t\u00eb kishte kontakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me t\u00eb atin, por gjithashtu se ai kurr\u00eb nuk e miratoi dhe pranoi martes\u00ebn e tij. P\u00ebrfundimi i trishtuar ishte se Albert Ajnshtajni nuk i pa m\u00eb kurr\u00eb djemt\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Nga viti 1933, kur u nis p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb deri n\u00eb vdekjen e tij n\u00eb vitin 1955, komunikimi i tij i vet\u00ebm ishte p\u00ebrmes korrespondenc\u00ebs. Pretendonte se i donte f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe se nuk kishte patur ndonj\u00eb shk\u00ebputje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre. Megjithat\u00eb, nuk b\u00ebri kurr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u2019u ribashkuar.<\/p>\n<p>Ngjarje nga Historia Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Sado radikale dhe inovative ishin idet\u00eb dhe zbulimet e Albert Ajnshtajnit, jeta e tij personale ishte episodike dhe e paq\u00ebndrueshme. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ishte nj\u00eb njeri me teka dhe zakone t\u00eb \u00e7uditshme. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ata q\u00eb e p\u00ebsuan m\u00eb shum\u00eb nga tekat e tij ishin f\u00ebmij\u00ebt e tij. N\u00eb Shtator 1896, n\u00eb mosh\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":99354,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,334],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99353","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-histori"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99353"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99353\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}