{"id":99697,"date":"2019-07-31T14:01:49","date_gmt":"2019-07-31T12:01:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=99697"},"modified":"2019-07-31T14:01:49","modified_gmt":"2019-07-31T12:01:49","slug":"reforma-ka-rene-vasili-drejtesia-landfilli-i-rames-qe-riciklon-votimet-kriminale-moniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reforma-ka-rene-vasili-drejtesia-landfilli-i-rames-qe-riciklon-votimet-kriminale-moniste\/","title":{"rendered":"\u2018Reforma ka r\u00ebn\u00eb\u2019, Vasili: Drejt\u00ebsia landfilli i Ram\u00ebs, q\u00eb riciklon votimet kriminale moniste"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cKapja e drejt\u00ebsis\u00eb nga rilindja imponon gjykatat q\u00eb ato t\u00eb b\u00ebhen si ambiente han pa porta, ky hyn\u00eb dhe dalin interesat e rilindjes, e cila duke i kapur p\u00ebr fyti mund t\u00eb marr\u00eb 2, 3, 10\u00a0 vendime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Pra p\u00ebrfundimisht gjykatat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, drejt\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re t\u00eb reform\u00ebs kemi nj\u00eb anti-drejt\u00ebsi, faktet e t\u00eb cilave flasin vet\u00eb\u201d, tha drejtuesi i lart\u00eb i LSI<\/p>\n<p>Ja deklrata e plot\u00eb e Petrit Vasilit:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare, jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb disa shqet\u00ebsime madhore q\u00eb kan\u00eb tronditur vendin, por kan\u00eb treguar qart\u00eb se n\u00eb \u00e7\u2019rrug\u00eb pa krye dhe sesi \u00ebsht\u00eb shembur shteti ligjor, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, ai p\u00ebr t\u00eb cilin Shqip\u00ebria ka pasur dhe ka kaq shum\u00eb nevoj\u00eb, dhe pa t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb.<\/p>\n<p>Dy vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr votimet moniste t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit ishin prova m\u00eb e qart\u00eb dhe m\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar e p\u00ebr t\u00eb vulosur q\u00eb shteti ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri ka r\u00ebn\u00eb. Edhe qytetari m\u00eb i fundit shqiptar, por dhe qytetari m\u00eb i fundit n\u00eb glob di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00e7do vendim i nj\u00eb gjykate mund t\u00eb ankohet n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb koh\u00ebrat e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, pra q\u00eb do t\u00eb ishin koh\u00ebrat e zbatimeve m\u00eb rigoroze t\u00eb ligjit, u verifikuan pik\u00ebrisht faktet skandaloze, trondit\u00ebse q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur as n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare. Kapja e drejt\u00ebsis\u00eb nga rilindja imponon gjykatat q\u00eb ato t\u00eb b\u00ebhen si ambiente han pa porta, ky hyn\u00eb dhe dalin interesat e rilindjes, e cila duke i kapur p\u00ebr fyti mund t\u00eb marr\u00eb 2, 3, 10\u00a0 vendime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Pra p\u00ebrfundimisht gjykatat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, drejt\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re t\u00eb reform\u00ebs kemi nj\u00eb anti-drejt\u00ebsi, faktet e t\u00eb cilave flasin vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, ne jemi t\u00eb keqardhur, por dhe t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr heshtjen shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb duartrokitur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebrpara fakteve t\u00eb tilla shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, skandaloze, t\u00eb cilat nuk verifikohen as n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb prapambetura t\u00eb globit. N\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit ku ka gjykata ka vet\u00ebm nj\u00eb parim q\u00eb vendimi i nj\u00eb gjykate apelohet n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb gjykatat e rilindjes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, mund t\u00eb jepen 10 vendime nga i nj\u00ebjti nivel gjykate.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, kjo situat\u00eb e ka shnd\u00ebrruar drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe ku gjykatat jan\u00eb shnd\u00ebrruar thjesht dhe vet\u00ebm n\u00eb landfillin e votimeve moniste, ku Edi Rama riciklon pisll\u00ebqet elektorale dhe politike t\u00eb tij dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Praktikisht Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb ndeshur kurr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, qoft\u00eb p\u00ebr thell\u00ebsin\u00eb e saj, qoft\u00eb dhe p\u00ebr sa e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo, n\u00eb planin juridik t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb planin politik dhe n\u00eb planin shoq\u00ebror. Pasi ka krijuar t\u00eb gjitha premisat dhe po p\u00ebrvijohet dhe nj\u00eb rr\u00ebnim ekonomik i pashembullt n\u00ebp\u00ebrmjet vjedhjes me PPP-t\u00eb. Sot Shqip\u00ebria ka t\u00eb rrezikuar si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, pra t\u00eb rrezikuar deri n\u00eb kufijt\u00eb e humbjes s\u00eb shpres\u00ebs, p\u00ebr sa i takon integrimit Europian dhe sigurisht q\u00eb kjo kriz\u00eb e cila po e fundos vendin duhet t\u00eb marr\u00eb fund sa m\u00eb par\u00eb. Momenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politiko kushtetues, momenti i cili \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht 13 tetori, dita e zgjedhjeve e dekretuar nga Presidenti i Republik\u00ebs. Kjo dit\u00eb, do duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si momenti i daljes p\u00ebrfundimtare nga kriza dhe futjes drejt nj\u00eb normaliteti politik p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vendi ka nevoj\u00eb dhe ndaj k\u00ebsaj date nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb shmangie nga askush, nga asnj\u00eb parti apo institucion. \u00c7do shmangie do t\u00eb ngarkonte k\u00ebdo me p\u00ebrgjegj\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Pasi vendi n\u00eb 13 tetor do t\u00eb merrte zgjidhje, vendi n\u00eb 13 tetor do t\u201du jepte nj\u00eb sinjal shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb europian\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb 19 tetori t\u00eb mos ishte dita e mbylljes s\u00eb perspektiv\u00ebs t\u00eb integrimit europian dhe p\u00ebr 20 vjet t\u00eb tjera por do t\u00eb ishte dita e hapjes s\u00eb perspektiv\u00ebs. Pasi t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt duhet ta din\u00eb dhe ta ken\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, mbyllja e k\u00ebsaj rruge, t\u00eb integrimit Europian, do t\u00eb thot\u00eb izolim dhe mjerim ekonomik. Nj\u00eb vend i izoluar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb zhytet n\u00eb mjerim ekonomik dhe ku nj\u00eb grusht oligark\u00ebsh dhe pushtetar\u00ebsh do t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb miliarder\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb shnd\u00ebrruar, nd\u00ebrsa mjerimi i njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi as t\u00eb ushqehen dhe t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb vaktet e tyre do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb realitet. I b\u00ebj\u00eb thirrje nga sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, publike dhe t\u00eb fort\u00eb KQZ-s\u00eb, t\u00eb mos r\u00ebndoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme pozit\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb anti-ligjore ku ka hyr\u00eb. T\u00eb shpall\u00eb hapjen e procedurave p\u00ebr regjistrimin e zgjedhjeve t\u00eb 13 tetorit dhe ku t\u00eb gjith\u00eb partit\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrvijojn\u00eb regjistrimin e tyre n\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe krijimin e t\u00eb gjitha kushteve p\u00ebr mbajtjen e tyre pasi k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, 13 tetorin nuk e ndal dot kush.<\/p>\n<p>Ligjin nuk e ndal dot kush dhe gjith\u00eb opozita shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar deri n\u00eb fund zbatimin e ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ligjore, publike, morale, shoq\u00ebrore, m\u00eb t\u00eb gjitha format e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mos ju hiqet e drejta p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt, t\u00eb lir\u00eb dhe kushtetuese. Prandaj, koha \u00ebsht\u00eb sot. \u00c7do sekond\u00eb e kaluar \u00ebsht\u00eb von\u00eb. \u00c7do sakrific\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtyre objektivave madhore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vota e lir\u00eb dhe integrimi europian. \u00c7do tavolin\u00eb dialogu nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb sakrific\u00eb por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim. Pra \u00e7do instrument q\u00eb na \u00e7on tek kjo zgjidhje e shpejt\u00eb dhe efikase, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duan dhe ajo q\u00eb presin shqiptar\u00ebt. Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; \u201cKapja e drejt\u00ebsis\u00eb nga rilindja imponon gjykatat q\u00eb ato t\u00eb b\u00ebhen si ambiente han pa porta, ky hyn\u00eb dhe dalin interesat e rilindjes, e cila duke i kapur p\u00ebr fyti mund t\u00eb marr\u00eb 2, 3, 10\u00a0 vendime n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Pra p\u00ebrfundimisht gjykatat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, drejt\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":59119,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99697","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99697\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}