Ende asnjë marrëveshje me Partinë Demokratike/ Fatmir Mediu: Nuk do të toleroj që të përsëritet 2017-ta

0
344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike dhe Partia Republikane, ende nuk kanë gjetur një marrëveshje që këto dy parti, të dalin në një koalicion të përbashkët, në zgjedhjet e 25 prillit.

Fatmir Mediu, në një intervistë në “Abc Neës”, është shprehur se; kandidatët e partisë së tij, duhet të vlerësohen. Gjithashtu, Mediu shprehet se; deri më tani nuk ka komunikuar me kryedemokratin, Lulzim Basha, por vetëm me grupin negociator të PD.

 “Po të jem në vend të Bashës unë 36 zona në Tiranë e bëj me listë të hapur, Dhe kjo duhet bërë në të gjithë Shqipërinë. Është e ligjshme. Është e njëjta formulë. Ndarja e zonave favorizon atë që merr më shumë vota, Kjo është një çështje për ta shqyrtuar PD sa efikasitet elektoral ka. Ajo që mendoj është pesha e PR duhet vlerësuar me kandidatët përkatës. Mendoj që këto kritere duhet të jenë njësoj për të gjitha partitë e koalicionit. Nuk e di ku janë kriteret. Ne dje prezantuam kandidatët në Shkodër. PR për 40 vota ka humbur mandatin e pestë. PS duhet të mos bjerë nën 4000 vota. Nuk kam pasur një diskutim të veçantë me Bashën në lidhje me këtë çështje. Ja kam thënë idetë e mia kolegëve në PD”, u shpreh Mediu.

Ndër të tjera, kryetari i PR theksoi se; në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të tolerojë skenarin të ngjashëm me atë të vitit 2017-të. Sipas Mediut, aktualisht republikanët kanë gati 140 kandidatë për deputetë, të cilët do të punojnë për grumbullimin e votave.

 “Unë toleroj çdo gjë për të fituar opozita por nuk toleroj të përsëritet 2017. Në 2017 kemi pranuar një koalicion të disfavorshëm për PR dhe PD. Nuk është çështje e PR. Të dy partitë kanë një marrëdhënie shumë specifike. Koalicioni formësohet më tepër si i fraksionuar si një raport që nuk ka bazën politike por ka më tepër marrëdhëniet të lidershipit politik. Mendoj se një parti nuk është e angazhuar me kandidatët e saj nuk është gati për zgjedhje. Kemi 140 kandidatë që do të kandidojnë me kandidatët zyrtarë të koalicionit në çdo qendër politike. Ata do të punojnë për të gjithë koalicionin për të garantuar fitoren. Besoj se është efektive që të gjithë subjektet e koalicionit të paraqesin 140 kandidatë dhe të koordinohen në zgjedhje. Ata janë pjesë e PR. Ne e dimë që nuk marrim 36 deputetë në qarkun e Tiranës por kemi 36 drejtues politikë, kandidatë potencialë që i bashkangjiten fushatës. PR ka fituat mandatin e deputetin në Tiranë dhe në qarqe të tjera pa PD. Unë po them si duhet të merren këto vota për t’i kthyer në mandate deputetësh. Nëse PR do të trajtohet njësoj me partitë e tjera mendoj që PR do të ishte me efektive nëse do ishte në garë. Në qoftë se mendojmë se kemi potencialin për të marrë kandidatin vetëm,. atëherë PR të luftojë në Tiranë. Por duhet të ketë edhe vendin e vet atje ku e ka potencialin e vet.  Nëse një kandidat i PR është i renditur në Tiranë dhe i merr 10 mijë vota këto vota shkojnë në favor të saj. Sado të marrë shkojnë në favor të koalicionit.  Ju thoni që PD duhet t’i marrë votat e PR dhe ajo nuk ka të drejtë të kërkojë votat e saj. Unë po i sjell votat në favor të PD. Nëse ka 36 vende lista e PD. Brenda kësaj 36 ka vend edhe për PR. Nëse kandidati i PR nuk është i vlefshëm le të kandidojë një i PD dhe të marrë edhe votat e PR. Nuk mund të ecin në dy drejtime të kundërta që të rritet PD dhe të shkatërrohen partitë e tjera. Unë nuk mund të lë jashtë logjikës atë që është në interesin elektoral. Në Shkodër, PS-së i duhet të ruajë 4000 vota. A duhen atëherë 4800 votat  e PR. Si merren këto votat e PR. Duhen njerëz të PR në terren që të konkurrojnë dhe të angazhojnë strukturat Kam takimin e radhës me PR jo me Lulzim Bashës. Basha ka përgjegjësinë për të diskutuar. Ka dalë dje ka thënë se do dalë do flasë grupi negociator.  Grupi negociator negocion jo deklaron. Nuk është hera e parë që merrem me negociata”, është shprehur Fatmir  Mediu.

 

Zjarr Tv Ad