Ende asnjë reagim nga Thaçi dhe Veseli pas dorëheqjes së Haradinajt

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në një konferencë për media Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës

Dorëheqja e Haradinajt erdhi pasi i njëjti ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Pas kësaj erdhën reagime nga deputetë e ambasadorë por ajo çfarë u pa deri më tani është se as presidenti i vendit Hashim Thaçi e as kryeparlamentari Kadri Veseli nuk e thanë as një fjalë për dorëheqjen e Haradinajt.

koalicioni qeverisë është përçarë dhe se Haradinaj e Veseli i kanë të acaruara raportet. Kjo për shkak të taksës 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe ato boshnjake.

Ndërsa acarimi i raporteve mes Haradinajt dhe Thaçit u bë edhe më i thellë pasi që tanimë ish kryeministri Haradinaj ishte ai që e kundërshtoi në çdo mënyrë idenë e korrigjimit kufitar me Serbinë ide kjo e presidentit Thaçi.

 

Zjarr Tv Ad