Kryetari i nismës “Thurje” Endri Shabani, është shprehur se; në Shqipëri është krijuar një klasë sociale, e cila po kalon kompetenca tek fëmijët e tyre.
Gjatë një lidhjeje skype në emisionin “Opinion”, ai ka përmendur tre momente, ku sipas Shabanit, përfituesit janë fëmijë të personave me influencë në vendin tonë.
“Shikoni vetëm dy elementë. Sikoni pak listën e pedagogëve të Univerisitetit të Tiranës, shikoni pak listën e punonjësve të Bankës Qendrore, shikoni pak përfituesit e fondit të ekselencës. Janë të publikuara në internet. Do shikoni fëmijët e kujt marrin bursa, fëmijët e kujt punësohen në bankë, fëmijët e kujt punësohen në drejtim të institucioneve kryesore të vendit. Mund t’ua dërgoj edhe me me e mail. Jemi përpara një situate ku krijohet një klasë sociale që e transferon te fëmijët e tyre, dhe fëmijët e popullit nuk kanë mundësi të bëjnë një punë dinjiitoze”, është shprehur Shabani.