Endri Tafani: Nuk kam parë politikë të jashtme më mediokre dhe të çoroditur se ajo që po bëhet kohët e fundit nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit…

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Endri Tafani

Nuk kam parë politike të jashtme më mediokre dhe të çoroditur sesa ajo që po bëhet kohët e fundit nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit. E lëmë mënjanë dështimin spektakolar në Afganistan.

Shikoni njoftimin më të fundit të DASH per shtetasit amerikanë:

  1. Në Shqipëri të kap Delta? Gjeniale.. Me thoni një vend të botës ku nuk të kap? Edhe vetë Izraeli me popullsi adulte komplet të vaksinuar ka rreth 7000 raste në ditë.
  2. Në Shqipëri Lazarati është problem e nuk futet dot policia? Më fal po në cilin vit jemi? Nga cili sirtar i harruar në zyrat e DASH ka dalë ky informacion? Mirë që nuk thonë kujdes të udhëtoni në Shqipëri se është territor lufte midis Skënderbeut dhe Otomaneve.

Nuk e di po me duket sikur ka ca kohe që Amerikanët e kane lëshuar me PPP tek OJF vendase politikën e jashtme”.

Zjarr Tv Ad