Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, thotë se bashkimi serb është “e vetmja pengesë për një Shqipëri të Madhe”.
“Me deklaratat e tij të fundit, ku ai e përcakton bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Shqipërinë e Madhe si synimin kryesor të karrierës së tij politike, kryeministri shqiptar Edi Rama ka hapur kapakun e Kutisë së Pandorës të “Ideve të Mëdha” e të rrezikshme ballkanike.
Heqja graduale e kufijve përmes integrimit të premtuar në Bashkimin Evropian, ishte pjesë e strategjisë së Perëndimit për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të krijuar një zonë të sigurt ndikimi në korridorin tokësor nga Adriatik në Detin e Zi.
Diplomatët dhe politikanët po përpiqen me ankth të imagjinojnë të nesërmen e Ballkanit, pa dorën e fuqishme të SHBA-së që garanton paqen, stabilitetin dhe ruan aleancat gjeopolitike.
Deri vonë, përgjigja mund të ishte:Amerikanët po largohen, por po vijnëfrancezët, gjermanët dhe Bashkimi Evropian.
Nën një atmosferë ankthi për të nesërmen në një Ballkan pa amerikanët, po shtohen zërat për një hartë të re kufitare, për të ndihmuar në zgjidhjen njëherë e mirë të 3 çështjeve historike “të nxehta” të rajonit (atyre shqiptare, maqedonase dhe serbe).