PanoramaPlus.Al/ Aktori i humorit Salsano Rrapi është gjendur në një situatë të vështirë, ku i duhej të zgjidhte mes tre moderatoreve me të cilat ka prezantuar “Portokalli”, Eneda Tarifës, Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehut.
I pyetur gjatë një loje të realizuar në “E Diell”, Salsano Rrapi vendosi të përgjigjej.
“Zgjidh vajzën me të cilën do të doje gjithmonë të moderoje “Portokalli” mes Eneda Tarifa, Fjoralba Ponari dhe Xhemi Shehu?”- ishte pyetja që iu drejtua aktorit të humorit nga Nevina Shtylla.
Pavarësisht se pas tij ndodheshin miqtë e moderatores Fjoralba Ponari duke i thënë emrin e saj, Salsano vendosi të zgjedhë Xhemi Shehun.
“Fjoralbën… e dua shumë sigurtisht që është partnere shumë mirë por unë e kam deklaruar që dashurinë për të prezantuar unë e kam me Xhemi Shehun”- tha Salsano.
Ndërkohë ai i është përgjigjur pyetjes se cili nga aktorët e larguar nga Portokalli do të donte që të rikthehej, duke zgjedhur Erion Isain dhe Bes Kallakun. Ndërsa pyetjes se kush nuk do donte të rikthehej Salsano zgjodhi të mos përgjigjej duke thënë që në mendje ka vetëm një emër.
Kujtojmë që largimi më i bujshëm ishte ai i aktorit Florian Binaj, për të cilin moderatori nuk bëri asnjë koment.