“Ëngjëjt e Ramës”, fillimisht mike pastaj kolege

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është hera e parë që në një qeveri shqiptare ka më shumë femra sesa meshkuj. Të shumta janë femrat në politikën shqiptare që janë shndërruar në emrat më të rëndësishëm të skenës politike. Këto në foto janë vetëm disa nga ministret më të suksesshme të qeverisë Rama 3.

Dhe ashtu si dihet, mes tyre ato janë mikesha të mira fillimisht, pastaj janë bashkëpunëtore. Duket se edhe në aktivitetet politike ato ikin e vijnë së bashku, duke treguar kështu edhe miqësinë e fortë që i lidh. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe ajo e Rinisë, Bora Muzhaqi, kanë mbërritur së bashku në pritje e bërë pak javë më parë në qendër të kryeqytetit

Të buzëqeshura, në formë të mirë, kombinuar me të zeza, ministret kanë pozuar para aparatit të paparacit tonë. Do të na pëlqente që miqësisht t’i quajmë “Ëngjëjt e Ramës”, sepse veç angazhimit të treguar në fushën e tyre, vijnë edhe me sharmin e zonjave mjaft simpatike.

Zjarr Tv Ad