Enkelejd Alibeaj ndan ‘tortën’ e pjesëmarrjes në Komisionet për Territorialen dhe Zgjedhoren, fut anëtar vetëm një prej ‘berishistëve’, Salianjin e propozon si zëvendësues

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mënyrë të njëanshme, në një mbledhje ku ishin të pranishëm vetëm 20 deputetë, Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, ka caktuar përfaqësuesit e PD-së në Komisionet për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Ajo që vihet në sy është përjashtimi i berishistëve nga këto komisione, me përjashtim të deputetit Oerd Bylykbashi, i cili është propozuar anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Më lejoni të them interesat tona, diskutuam disa nga çështjet më të rëndësishme me disa nga kolegët. Dy cështje të rëndësishme për demokratët dhe shqiptarëve, diskutimet për emrat që ne do të propozojmë për reofrmën zgjedhore dhe reformën territoriale.

Dy nga cështjet e opozitës dhe të PD. Sot kemi konkluduar në emra poërkatës që do të jenë prezent në dy komisionet përkatëse”, tha Alibeaj.

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike:

  1. Gazment Bardhi (kryetar)
  2. Ferdinand Xhaferaj (anetar)
  3. Lefter Geshtenja (anetar)
  4. Ilda Dhori (anetare)
  5. Emilia Koliqi (anetare)
  6. Bledion Nallbati (anetar)
  7. Arbi Agalliu (anetar)
  8. Kastriot Piroli (anetar zevendesues)
  9. Jorida Tabaku (anetar zevendesues)
  10. Ramadan Likaj

 

Komisioni për Reformën Territoriale:

  1. Dhurata Cupi (bashkekryetare)
  2. Zef Hila (anetar)
  3. Andia Ulliri (anetare)
  4. Xhelal Mziu (anetar)
  5. Orjola Pampuri (anetare)
  6. Saimir Korreshi (anetar)
  7. Merita Bakiu (anetare zevendesuese)
  8. Bledion Nallbati (anetar zevendesues)
  9. Zheni Gjergji (anetar zevendesues)

Komomisioni për Reformën Zgjedhore:

  1. Enkelejd Alibeaj (bashkekryetar)
  2. Oerd Bylykbashi (anetar)
  3. Grida Duma (anetare)
  4. Dashnor Sula (anetar)
  5. Kreshnik Collaku (anetar)
  6. Lindita Metaliaj (anetare)
  7. Seladin Jakupllari (anetar zevendesues)
  8. Ervin Salianji (anetar zevendesues)
  9. Eralda Bano (anetar zevendesues)
Zjarr Tv Ad