Enkelejd Alibeaj reagon për operacionin në Morinë, nuk njeh SPAK-un dhe thotë se korrupsionin e zbuluan autoritetet e Kosovës

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj, reagon për operacionin që u zhvillua dje në Doganën e Morinës dhe të Vërmicës, ku u ndaluan 34 efektivë të Policisë shqiptare dhe 26 të palës kosovare. Ai thotë se korrupsioni në Dogana është zbuluar nga autoritetet në Kosovë.

“Zbulimi nga autoritetet e Kosovës të rrjetit të korrupsionit dhe të kontrabandës në policinë shqiptare, është prova e shpërhapjes së korrupsionit në çdo qelizë të qeverisë së Edi Ramës. Është konfirmim i akuzave të Partisë Demokratike që ka ngritur zërin për korrupsionin e çdo segmenti të policisë së “rilindur” me militantë e patronazhistë të cilët e kanë kthyer këtë strukturë të shtetit në një sistem korrupsioni e kontrabande”, shkruan ndër të tjera Alibeaj.

Por kush e zbuloi në të vërtetë këtë rrjet korrupsionin “dypalësh” në Dogana??? Prokuroria Speciale në një njoftim zyrtar për operacionin e djeshëm bënte me dije se procedimi penal ishte regjistruar dy vite më parë me akuzën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Procedimi penal nr. 272/2020, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Zjarr Tv Ad