Nga Enkelejd Alibeaj,
6 muajt e parë të lirimit, në qershor të vitit 1991, mori bekimin amerikan, nga sekretari amerikan i shtetit, James Baker. Dhe ishte ky në fakt, një nga momentet më të rëndësishme që bekoi atë që e cila ishte, është dhe duhet të ngelet Partia Demokratike e vërtetë: Partia e vlerave europiane, Partia e vlerave proamerikane, Partia e vlerave antikomuniste.
Partia Demokratike, lindi, u krijua si nevojë për një formacion politik i cili të kthehej drejt Perëndimit.
6 muajt e parë të lirimit, në qershor të vitit 1991, mori bekimin amerikan, nga sekretari amerikan i shtetit, James Baker. Dhe ishte ky në fakt, një nga momentet më të rëndësishme që bekoi atë që e cila ishte, është dhe duhet të ngelet Partia Demokratike e vërtetë: Partia e vlerave europiane, Partia e vlerave proamerikane,
Partia e vlerave antikomuniste.
Prandaj dhe kjo është një nga çështjet të cilat asnjëri nga ne kurrsesi duhet ta tolerojë për ta tradhëtuar. E për të cilën do të duhet të jemi të vërtetë e kryelartë edhe zemërhapur.
Çdo tradhti, çdo diversion, çdo largim, çdo distancim nga këto vlera, nuk është asgjë tjetër veçse një tradhti ndaj demokratëve dhe ndaj Partisë Demokratike.
Këtë duhet ta themi me zë të lartë, e di ta themi fort, e do të duhet të jetë gjithmonë një nga vlerat tek të cilat duhet të qëndrojmë pas tyre.