Enkelejd Alibeaj thotë se nuk i tremben lëvizjes së Berishës: Jashtë rregullave dhe institucioneve të partisë, demokratët janë me Bashën

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, thotë se nuk i tremben lëvizjeve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi që do mbahet nesër janë jashtë rregullave dhe institucioneve të partisë.

“Nuk i trembemi. Është e qartë për këdo se referendumi është një lëvizje me dashje, jashtë rregullave dhe institucioneve të partisë. Nuk ka asnjë lloj trembjeje. Nuk do doja të përsëriteshin ato pamje të trishta, që ndodhën të hënën në seli.

Nuk është çështje bravash e thyerjesh, por është çështje legjitimiteti. Sa i përket protestës, shihni thjesht marrja e vendimit në emision televiziv për një çështje që ka sensibilitet të madh, por në këtë vend secili është i lirë ta shprehë qëndrimin e vet aty ku është”, tha Alibeaj në emisionin “Pikat mbi i”. Pën nënkryetarin e PD, baza e partisë është me Lulzim Bashës.

“Mua nuk më tremb aspak kjo situatë, sepse ky lloj pozicionimi nuk është se ka qenë një zgjidhje e lehtë, por një maturi. Baza e vërtetë e demokratëve, pavarësisht lëndimit dhe qortimit që mund të kenë edhe ndaj Bashës, e ka aftësinë brenda. Nuk ka asnjë lloj dyshimi që aleanca me SHBA është e pandashme. Në këtë shtresë nuk ka asnjë lloj ndarjeje. Nuk ka një çarje në PD.

Madje edhe Berishën po ta pyesësh nëse do të krijojë një parti të re, jo thotë. Hë për hë nuk ka dy parti. Do ta vendosin demokratët, ku një hap është nesër. Do të qartësohen, të heqin çdo re keqkuptimi, për të kuptuar të vërtetën siç është. Ka pasur vetëm një ngjarje, 9 shtatori, e cila është një çështje personale”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad