Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh se që nga largimi i Berishës nis testi real për Lulzim Bashën në postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ai tha se këto tetë vite kanë qenë të sikletshme për Bashën në krye të PD për shkak se nuk ndodhte asgjë pa dhënë miratimin e tij edhe Berisha.
“Ne nuk e duam në. As koha nuk e do më modelin e partive post komuniste me një lider të fortë që vendos çdo gjë ashtu si do ai. E drejta do të ishte që në 2013 Berisha të kishte ikur në mënyrë të sinqertë.
Bashës i ra për hise që në këto 8 vite të vazhdonte në këtë formë. Për 8 vite është munduar në atë situatë të padrejtë ndaj atyre demokratëve. Në fund edhe kur erdhi shkaku final u soll si njeri normal që të bënte edhe lëvizjen e fundit njerëzore që të rrudhte pasojat. Duhet kuptuar edhe sikleti që ka pasur në 8 vite. Nuk ndodhte asgjë në Partinë Demokratike nëse nuk jepte miratimin Sali Berisha. Tani besoj që pas këtij momenti kur kjo situatë e idhullit.
Tani fillon testi real për kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha. Tani secili ka të drejtë ta vlerësojë. Në vitin 1992 fitoi Sali Berisha. Po ia jap unë, se është gjë tjetër. Në vitin 1996 mbushi kutitë. Në 2000, 2001, 2003 humbi”, u shpreh Alibeaj. Alibeaj u shpreh se për të ndaluar Ballkanin e Hapur, Shqipëria duhet të ndjekë linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikë “Basha mendonte gjithmonë se cili do të ishte mendimi i Sali Berishës. Nëse do dilte Basha për të përcaktuar linjën e partisë, gjysmë ore përpara do të dilte Berisha.“-tha ai