Enkelejda Hoxha kërkon lirinë, bën kërkesë në Gjykatën e Posaçme: Gjendja shëndetësore e djalit është rënduar, vajza ka braktisur shkollën

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Gjyqtarja me anë të një kërkesa ka kërkuar që të ndryshet masa e suigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pasi ka djalin sëmurë, i cili vuan nga autizmi dhe se vajza e mitur ka braktisur shkollën që në momentin që nëna e saj është arrestuar.

Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevojë për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën që pas arrestimit tim”, thuhet në kërkesën e saj.

Kërkesa e saj është dorëzuar nga avokati që mbron interesat e gjyqtares Hoxha, Ardian Visha. Mësohet se kërkesa pritet të shqyrtohet brenda pesë ditëve nga GJKKO. Kujtojmë që kjo kërkesë vjen pak ditë pasi KLGJ shqyrtoi kërkesën për shkarkimin e saj, ndërsa seanca u shtë për ditën 11 mars.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje..

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim

Zjarr Tv Ad