Enkelejda Hoxha vazhdon betejën me drejtësinë, kërkon kthimin e parave të sekuestruara

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, vazhdon betejën me drejtësinë, duke kërkuar pafajësi në Gjykatën e Apelit pranë SPAK.

Gjatë seancës së zhvilluar dje, Hoxha ka pretenduar se dënimi i saj ishte bërë nën trysninë politike dhe mediatike, duke kërkuar përveç pafajësisë edhe kthimin e shumës së parave të sekuestruara. Ndërkohë që ka humbur statusin e magjistrates dhe për 15 vite nuk mund të futet në sistemin e drejtësisë, ajo po zhvillon një betejë morale në shkallët e gjyqësorit pas arrestimit të bujshëm në sallën e gjyqit më 11 shkurt të vitit të shkuar, ndërsa do të lironte nga qelitë një tjetër të dënuar.

Ajo u akuzua se merrte shuma të mëdha parash për të liruar emra të njohur të krimit, disa prej tyre të dënuar me burg përjetë, si Indrit Dokle, ishanëtari i bandës së Durrësit. Hoxha u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, dhe vuajtjen e dënimin e përfundoi vetëm 2 javë më parë.

Gjyqtarja bashkëpunonte me avokati Aldo Tabaku, i cili shërbente si urë lidhëse mes saj dhe të burgosurve me ndryshimin e vendimeve të dënimit kundrejt përfitimit të shumave të mëdha monetare. Avokati është dënuar me 4 vite burg, ndërsa Manuela Mallkuçi, ish-kryesekretare e kësaj gjykate, gjithashtu e akuzuar, ka përfituar lirinë pas shlyerjes së dënimit.

Zjarr Tv Ad