Ish-anëtari i kryesisë dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Bashës se do përjashtohen nga PD ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të gjithë delegatët që do shkonin në Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor.
Sipas Bozdos, e gjitha e përllogaritur me kujdes që Rama dhe ramizmi të mbretërojnë edhe për 50 vite të tjera.
‘Kjo deklaratë shkon përkrah deklaratave të dy nënkryetarëve, të cilët jo vetëm nuk e kishin problem ndarjen e PD, por madje as zhbërjen e saj’, shkruan Bozdo në Facebook.
Postimi i plotë i Eno Bozdos:
Kjo deklaratë shkon përkrah deklaratave të dy nënkryetarëve, të cilët jo vetëm nuk e kishin problem ndarjen e PD, por madje as zhbërjen e saj.
Nuk është aspak çmenduri, është e gjitha e përllogaritur me kujdes që Rama dhe ramizmi të mbretërojnë edhe për 50 vite të tjera!
Nuk ka për të ndodhur!