Eno Bozdo merr postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike…

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enno Bozdo, është caktuar në postin e koordinatorit, për çështjet e energjisë në Partinë Demokratike, duke vendosur kështu në pikëpyetje kandidimin e tij si deputet në listat për 25 Prillin, të cilat pritet që të bëhen publike sot në mbrëmje.

Bozdo, ka mbajtur më herët postet e zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Gjatë ditës së djeshme edhe Eduart Halimi, u rikthye me një post të rëndësishëm në PD, si ai i kordinatorit për çështjet zgjedhore, duke i dhënë fokus krimeve elektorale.

Vetë Halimi tha se; nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e ardhshme, mbetet për t’u parë nëse Bozdo do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Zjarr Tv Ad