Gazetari Enton Abilekaj ka diskutuar në emisionin “Open”, për lidhur me zgjedhjet dhe qarqet, ku është shprehur se; në qarkun e Durrësit, mundësia më e mirë do të jetë një barazim 7 me 7, pasi në Durrës, qeveria ka një bilanc negativ.
“PS ka një bilanc negative në Durrës. Por afrimi i Lefter Kokës do i japë një dorë të mirë votash PS. Lefter Koka ka drejtuar fushatën në Durrës të LSI. Mendoj se LSI në Durrës mbetet mbrapa” – ka thënë Abilekaj.
Ndërsa Iris Luarasi, ka vlerësuar pozitivisht drejtuesin politik të PD-së për Durrësin, Edi Palokën, duke thënë se; është një figurë e konsoliduar politike.
“Zoti Paloka është një figurë e konsoliduar politike. Në fushatë duhet dhe karizma gjë që zoti Paloka e ka. Po ashtu në listë është edhe Agron Duka që ka shumë vota në Durrës” – është shprehur Luarasi.