Nga ideja për zhbërjen e Kosovës deri te vrafërimi i shqiptarëve/ Cili veprim Ramës nuk është tradhti kombëtare?!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se “mospastrimi i plehrave është tradhti kombëtare”!Këtë deklaratë të Ramës e ka komenuar profesori universitar, Enver Bytyçi. Ai përmendur disa nga veprimet e kryeministrit të Shqipërisë, duke e pyetur nëse të njëjtat quhet tradhti kombëtare.Mes tjerash ai përmendi veprimet dhe deklaratat e Ramës për “ndyrshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, projektin “Open Balkan” , përpjekjet për zhbërjen e shtetit të Kosovës, krijimin e Jugosllavisë së Re me Shqipërinë brenda saj etj.
Bytyçi: Zoti Rama tha se “Mospastrimi i plehrave është tradhti kombëtare”! Po ndryshimi i kufijve midis Kosovës e Serbisë?! Po izolimi i Kosovës përmes Open Balkan?! Po përpjekjet për zhbërjen e shtetit të Kosovës?! Po krijimi i Jugosllavisë së Re me Shqipërinë brenda saj?! Po përçarja e politikës shqiptare kudo në Ballkan?! Po rehabilitimi e përkrahja e Vuçiqit në politikat anti-Kosovë?! Po 12 miljet e hapesirës detare për Greqinë?! Po manipulimi e vjedhja e zgjedhjeve?! Po kanabizimi i Shqipërisë?! Po kriminalizimi i politikës?! Po varferimi i shqiptareve?! Po dhuna kundër protestave dhe zhbërja e trashëgimisë kulturore?! Çfarë quhen këto?!
A më thotë dikush, çfarë veprimtarie e Edi Rames, e krahasuar me mospastrimin e plehrave, nuk është anti-kombetare dhe tradhti kombëtare?!
Faleminderit kryeministër që na dhe mostrën se kush quhet tradhti kombëtare dhe kush quhet anti-kombëtar! Sipas kesaj mostre e kemi më të lehtë t’iu klasifikojmë së pari ju për atë çfarë jeni!