Epidemiologu Alimehmeti flet për studimet e fundit: Kush e ka kaluar COVID-in nuk ka nevojë për t’u vaksinuar

0
316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studimet e fundit në Izrael dhe SHBA kanë treguar se personat që e kanë kaluar koronavirusin janë të mbrojtur dhe nuk kanë nevojë të vaksinohen.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Tv Klan u shpreh se studimi doli në përfundimin se vaksina nuk na mbron 100%, ndaj nuk ka asnjë benefit që personat që e kanë kaluar COVID-in të vaksinohen.

“Tek këta njerëz që e kishin kaluar asnjë nuk u infektua, ndërkohë që kishte njerëz që nuk e kishin kaluar. Ata të pavaksinuar kishin numrin më të madh që u infektuan 99,3% dhe vetëm 0.7% ishin persona që nuk e kishin kaluar dhe që ishin vaksinuar dhe në këtë rast del që vaksina s’na mbulon 100% dhe po këta autorë dalin dhe thonë se nuk gjejmë asnjë benefit për personat që e kanë kaluar që dhe të vaksinohen”, tha Alimehmeti.

Sipas tij, politikat e vaksinimit duhet të rishikohen, pasi po vaksinohen në masë personat që e kanë kaluar koronavirusin.

“Në qoftë se prioritizonim ata që s’e kanë kaluar dhe vaksinojmë ata të parët shtojmë imunitetin kolektiv sepse ne aktualisht kemi një mbivendosje të personave që e kanë kaluar dhe janë vaksinuar”, shtoi mjeku.

Zjarr Tv Ad