Epidemiologu Muja: Vatrat kryesore të infektimit janë në familje, të verifikohen personat që duhet të jenë në izolim

0
250
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Epidemiologu Rexhep Muja ka deklaruar se vatrat kryesore të infektimit janë familjare.

Muja u bën apel qytetarëve të shkëpusin kontaktet me familjarët nëse janë të infektuar, ndërsa kërkon që forcat e policisë të verifikojnë personat që duhet të jenë të karantinuar, pas rezultatit pozitiv të testit ndaj Covid-19.

Nga të gjitha grupmoshat, për më tepër 25-45 vjeç janë më të prekurit. Shumë pacientë kur dalin pozitivë ne i këshillojmë që në momentin e parë sidomos me testet e shpejta që të izolohen nga familjarët, por kjo nuk po bëhet. Policia të ushtrojë kontrolle për respektimin e karantinës”, u shpreh Muja.

Ndërkohë, Komiteti Teknik la në fuqi masat e vendosura dy javë më parë dhe bën thirrje qytetarëve  për të zbatuar me përpikmëri këto masa për parandalimin dhe përhapjen e infektimit në masë.

Zjarr Tv Ad