Epoka e naftës drejt fundit, ja e ardhmja e energjisë

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nafta e vë botën në lëvizje dhe krijon shtete të fuqishme. Është një produkt aq jetik, sa shkaktoi disa luftëra gjatë shekullit të njëzetë.

Ato pak vende që e prodhojnë, përpiqen të ruajnë kontrollin e të sigurohen që pasuritë e naftës të mbeten në vendin e tyre. Ata që nuk e kanë, përpiqen shumë ta marrin.

Në vitet 1930, Arabia Saudite ishte një nga vendet më të varfra në botë. Por zbulimi i naftës ndryshoi gjithçka. Arabia Saudite ka mbledhur rreth 515 miliardë dollarë nëpërmjet pasurisë shtetërore.

Është bërë kreu i një karteli të fuqishëm që ndonjëherë racionin naftën, për të rritur çmimet.

SHBA-të janë tashmë prodhuesit më të mëdhenj të naftës e gazit, për shkak të një revolucioni në gërmimet e shistit argjilor. Kanë arritur të mbledhin rezerva të pafundme nëpërmjet metodës së gërmimit të quajtur “fracking”, një teknologji që përdor ujë dhe rërë me presion shumë të lartë për të thërrmuar shkëmbinjtë në thellësi të tokës, duke nxjerrë hidrokarbure.

Ky revolucion i ka ndihmuar SHBA-të që të jenë më pak të varura nga nafta e Arabisë Saudite, Venezuela, Iraku dhe anëtarë të tjerë të OPEC (Organizata e Vendeve që Eksportojnë Naftë).

Sasia më e lartë e naftës dhe gazit ka rritur përfitimet për konsumatorët, duke ulur kostot. Nafta mbetet karburanti kryesor, që jep pothuajse një të tretën e energjisë në botë.

Por epoka e artë e naftës mund të mbarojë së shpejti, pavarësisht kërkesës që sa vjen e shtohet.

Konsumi i energjisë në botë pritet të rritet me 30%, deri në vitin 2040. Kjo energji duhet të jetë më e pastër nëse bota do të shmangë ngrohjen globale.

Në të shkuarën, gazi dhe qymyri ishin burime më të lira energjie se ato të rinovueshmet. Por çmimi i këtyre të fundit ka rënë shumë. Disa vende të botës po garojnë që të krijojnë më shumë teknologji me energji të rinovueshme, për të ulur ndotjen e për ta konsumuar energjinë me më shumë dobishmëri.

Kina është vendi që konsumon më shumë qymyr, i dyti për konsum nafte, por tani e prin botën edhe me energjinë e pastër.

Një e treta e prodhimit botëror të paneleve diellore e të centraleve që punojnë me erë, tashmë janë të instaluara në Kinë. Po ashtu, aty shiten më shumë makina elektronike se në çdo vend tjetër.

Synimi për ta kursyer energjinë është një motivim i madh për shumë vende. Kina po lëviz shumë shpejt.

Amerika, nën presidentin Donald Trump, po siguron pavarësinë e vet energjike, me naftë dhe gaz.  Por ndryshe nga nafta dhe gazi, energjia e rinovueshme nuk e rrit ngrohjen globale.

Tranzicioni afatgjatë te teknologjia e pastër do të sjellë sfida të reja në botë. Do të krijohen tensione në vendet e pastabilizuara të Lindjes së Mesme, teksa burimet e naftës do të nisin të shterojnë.

Një tjetër sfidë është fakti që era dhe dielli heqin njëra-tjetrën. Energjitë e rinovueshme kërkojnë rrjete elektrike shumë të mëdha, që të shkojnë përtej kufijve, në mënyrë që të jetë e saktë.

Për të ndaluar ngrohjen globale, bota ka nevojë për shumë bashkëpunim në lidhje me të ardhmen e energjisë.

Nëse dështojmë me këtë përpjekje,  luftërat e shekullit të 21-të për mungesë burimesh mund të jenë edhe më të rënda se ato të shekullit të njëzetë.

 

Zjarr Tv Ad