Era e fortë ‘pushton’ qarkun e Gjirokastrës, mbeten në errësirë disa qytete. Inertet vështirësojnë kalimin e automjeteve në këtë aks rrugor

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erërat e fuqishme dhe shirat me intensitet të lartë kanë përfshirë mbrëmjen e sotme të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Si pasojë e erës së fortë, OSHEE ka stakuar energjinë elektrike në disa njësi administrative konkretisht: Luftinjë, Dragot, Kurvelesh, Cepo, Picar, Lunxhëri, Dropull i Sipër, Ballaban si dhe në bashkitë Gjirokastër, Tepelenë dhe Këlcyrë.

Aktualisht si pasojë e rënies së inerteve rruga Kolonjë-Picar në Bashkinë e Gjirokastrës kalohet me vështirësi nga automjetet.

Zjarr Tv Ad