Era Istrefi në një lidhje me futbollistin e njohur? FOTOT nxjerrin “zbuluar” çiftin e ri

0
295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Amir Rrahmani po kalon një periudhë mjaft të mirë në karrierën e tij teksa u shpall kampion me Napolin në Serie A. Mesa duket edhe jeta e tij private po shkon në të njëjtin drejtim teksa dyshohet se ai ka nisur një lidhje të re dashurie me këngëtaren kosovare Era Istrefi.

Prej tyre nuk ka asgjë të zyrtarizuar por janë fotot dhe detajet ato që i kanë nxjerrë zbuluar. Fillimisht, dyshja ndjekin njëri-tjetrin në Instagram por gjithçka filloi një javë më parë kur këngëtarja publikoi një foto nga stadiumi “Maradona”, aty ku Napoli po luante përballë Interit.

“Prive.al” raporton se Era Istrefi bashkë me shoqen e saj të ngushtë po kalojnë pushimet në ishullin piktoresk të Caprit në Itali. Mirëpo, në këtë ishull po qendrojnë edhe disa prej lojtarëve të Napolit përfshirë Rrahmanin.

Futbollisti nuk ka postuar asnjë fotografi nga llogaria e tij por fansat italianë kanë shkrepur disa foto me të në këtë ishull, madje në të njëjtin hotel ku po qëndron edhe Era.

Këto detaje duket se mjaftojnë për të ngritur dyshimet se mund të kemi një romancë të re mes dyshes Era dhe Amir.

Zjarr Tv Ad