“Erdha nga Elbasani në këmbë”, nis para Kryeministrisë protesta për rritjen e çmimit të naftës

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qindra qytetarë kanë nisur të mblidhen para godinës së Kryeministrisë në protestën kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Qytetarët janë shfaqur me pankarta në dorë, duke kërkuar që qeveria të subvencionojë çmimin e lartë të naftës. “Mos u tallni me fshatarët”, “Erdha nga Elbasani n’kam”, janë disa nga pankartat që mbajnë protestuesit në duar.

Çmimi i naftës dhe benzinës në vendin tonë pësoi një rritje të menjëhershme gjatë ditëve të fundit, duke arritur në nivelin rekord prej rreth 270 lekë për litër.

Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehu mbështetjen e saj për protestën e qytetarëve.

Zjarr Tv Ad