Erdogan akuza NATO-s: Duhet të kishit marrë një hap më vendimtar! Nuk mund të silleni sikur është një situatë e zakonshme

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka hedhur akuza ndaj NATO-s dhe vendeve perëndimore ndaj sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se qëndrimi i tyre nuk ka qenë serioz.

“Nuk duhet të kthehet në një stuhi të zakonshme dënimi. NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më vendimtar”, tha Erdogan pas luftjeve të së premtes në Stamboll.

“Për momentin, Bashkimi Evropian po i jep vetëm shumë këshilla Ukrainës. Mentalitetet e BE-së dhe perëndimore nuk kanë paraqitur një qëndrim vendimtar. Çfarë do të bëjnë? A ka ndonjë hap që do të ndërmarrin? Në samitin e sotëm të NATO-s, ne Do të flasim se çfarë lloj hapash po ndërmarrin dhe do të ndërmarrin”, shtoi Erdogan.

Më 24 shkurt, Rusia njoftoi një operacion ushtarak kundër Ukrainës, duke tërhequr dënimin ndërkombëtar dhe premtimet për sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

Zjarr Tv Ad