Marrëveshja e bërë mes Ramës dhe Erdogan për ndërtimin e spitalit memorial të Fierit, duket se nuk ka qenë e plotë, pasi Erdogan nuk ka menduar për ujërat e zeza gjatë miratimit të projektit përfundimtar.
Siç duket shpejtësia me të cilën janë bërë punimet, në mënyrë që të përfundojnë përpara datës së Zgjedhjeve të 25 Prillit, ka bërë që Erdogan të harrojë të merret me pastrimin e ujërave të zeza, duke mos hartuar asnjë projekt. Kjo ka çuar në miratimin e një shume prej 200 mijë eurosh nga Kryeministri Edi Rama, për tender pastrimi të ujërave të zeza.
Për të “korrigjuar” këto gabime, Bashkia e Fierit, e urdhëruar nga Edi Rama, ka hapur një tender me objekt “ndërtim i sistemit të trajtimit dhe largimit te ujërave të përdorura të Spitalit Memorial, Fier”.