Erdogan hoqi veton për Finlandën dhe Suedinë, reagon Kim: Putin u përpoq ta dobësonte, NATO më e fortë se kurrë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas heqjes së vetos së Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Kim postoi në twitter ku shkruajti se pavarësisht përpjekjeve të Putin për ta dobësuar, tashmë NATO ishte më e fortë dhe e bashkuar.

“Presidenti Putin donte që të dobësonte NATO-n me këtë luftë. Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar dhe tashmë është më afër zgjerimit” – shkruan Kim.

Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.

Zjarr Tv Ad