Erdogan kërcënon Europën: Jeni të sigurtë falë Turqisë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoëan, tha se nëse popujt e Evropës jetojnë paqe, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Erdogan, këto deklarata i bëri në mitingun e partisë që ai drejton, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), në qytetin Kahramanmaraë.

“Sot, nëse popujt e Evropës jetojnë në paqe dhe siguri në tokat e tyre, kjo është falë sakrificës së Turqisë dhe popullit turk. Por ne këtë sakrificë nuk do ta bëjmë përgjithmonë. Edhe vëllezërit tanë sirianë në vendin tonë janë përmalluar për shtëpitë, atdheun e tyre. Dëshirojnë të kthehen sa më shpejt në atdhe”, theksoi ai.

Më tej, presidenti turk ka theksuar se i vetmi vend ku sot sirianët kthehen janë vendet ku Turqia ka vendosur siguri. “Këto janë Afrini, Jarablusi dhe Idlibi. Deri më tani 311.000 vëllezër sirianë janë kthyer në këto rajone”.  Kur do ta bëjmë të sigurtë pjesën lindore të Eufratit miliona sirianë do të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai duke kërkuar që të mbështetet kjo përpjekje e Turqisë.

“Në lidhje me këtë bisedojmë me Rusinë dhe Iranin, kemi mbuluar një distancë serioze”, tregoi Erdoëan, duke theksuar se gjysmë milionë sirianë presin që Turqia të sigurojë rajonin e Munbixhit.

 

Zjarr Tv Ad