Erdogan pas takimit me Ramën: “500 banesat, gati për 1 vit”

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Stamboll ku u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ka kërkuar ndihmë për të kaluar situatën e rëndë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Pas takimit me Erdogan, Rama ishte i pranishëm dhe në konferencën e donatorëve, ku kërkoi ndihmë për të përballuar situatën e krijuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka folur në lidhje me premtimin e tij për ndërtimin 500 banesave të cilat u dëmtuan nga tërmeti 6.4 ballë.

Presidenti turk tha se 500 banesat e premtuara do të jenë gati për 6 muaj, ose një vit.

‘Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit.

Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve. Do tu tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer.

Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra për dimër’, tha Erdogan.

Zjarr Tv Ad