Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka nisur vizitën 24 orëshe ne Rome. Ai do të takohet me atin e Shenjtë Papa Françesku, Sekretarin e Shtetit Piero Karolin, Presidentin italian Sergio Mattarella dhe kryeministrin Paolo Gentiloni. Kjo është vizita e parë të një lideri turk në Vatikan në 59 vitet e fundit. Marrëdhëniet mes Turqisë e selisë se shenjte kanë qenë të tensionuara nga qershori i vitit 2016, kur papa Françesku e cilësoi “gjenocid”, vrasjen e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Ankaraja kundërshtoi përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar këto vrasje dhe reagoi duke akuzuar papën per deformim te se vërtetës. Zyra e presidentit turk beri te ditur përmes një deklarate se Erdogan dhe papa do bisedojnë për statusin e Jerusalemit, marrëdhëniet Turqi-Vatikan, për Sirinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin,dhe islamofobinë. Autoritetet italiane janë në gatishmëri për të ruajtur sigurinë, 3,500 policë janë vënë në detyrë. Papa dhe Erdogan u takuan për herën e fundit më 2014, pas vizitës së papës në Turqi.