Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje që populli të votojë partinë e tij AK në zgjedhjet e së dielës, ndërsa ka dhënë një premtim të rëndësishëm për Turqinë.
Erdogan tha përpara mbështetësve dhe popullit të tij se nëse fiton zgjedhjet, do të shikojë me vendosmëri çështjen siriane. Me “zgjidhje të çështjes së Sirisë”, Erdogan nënkupton ruajtjen e kufijve kombëtarë të Turqisë, si dhe mbrojtje prej kurdëve, të cilët veprojnë si në shtetin turk, ashtu edhe në Sirinë Veriore, raporton “Reuters”.
Më tej, Erdogan ka theksuar se do të nisë inkursione të mëtejshme nëse kërcënimet përgjatë kufijve të saj nuk eliminohen. “Gjëja e parë pas zgjedhjeve do të zgjidhim çështjen e Sirisë në terren nëse është e mundur, jo në tavolinë”, tha Erdogan përpara mbështetësve në Stamboll.