Erdogan vendosi tërheqjen nga traktati kundër dhunës ndaj grave/Turqi shpërthejnë protestat masive

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i qeverisë turke për t’u tërhequr nga traktati i nënshkruar 10 vite më parë për mbrojtjen e grave nga dhuna ka shkaktuar protestamasive në Turqi.
Dekreti u firmos të shtunën nga Erdogan pas presioneve prej muajsh të grupeve konservatore dhe islamike.Grupime të ndryshme protestuesish marshuan në rrugët e Stambollit me parrullën “Tërhiqni vendimin, zbatoni traktatin”, ndërkohë që vendimi i Erdogan është konsideruar si një goditje për mbrojtësit e të drejtave të grave.
Sipas grupeve të të drejtave të grave, që nga fillimi i vitit në Turqi janë vrarë 77 femra, ndërkohë që vitin e kaluar numri i grave të vrara arriti në 409.

Zjarr Tv Ad