“Erdogani e shantazhon Edi Ramën me një filmim të vitit 1939”-Nga Kastriot Myftaraj

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Erdogani e shantazhon Edi Ramën me një filmim të vitit 1939 ku tregohet gjyshja e Ramës me Ahmet Zogun në Stamboll

Kur Mbreti Zog u arratis nga Shqipëria në prill 1939, dhe qëndroi fillimisht për dy muaj në Turqi, në Stamboll, në shpurën e tij shoqëruese ishte dhe kamerierja e oborrit mbretëror Veronika Maria Kolombi (Rama), gjyshja e Edi Ramës nga babai. Veronika e cila ishte në të vërtetë dashnorja e Mbretit, e kishte justifikuar qënien e saj në shpurën shoqëruese mbretërore duke qenë se ishte gruaja e shoferit të mbretit, Vlash Ramës, gjyshit të Edi Ramës.

Një arsye e besueshme kjo për ata që nuk e dinin të vërtetën e lidhjes së saj me mbretin, sepse shpura shoqëruese e mbretit përbëhej nga 400 vetë.

Në të vërtetë shoferi i mbretit Vlash Rama ishte thjesht babai zyrtar i fëmijës biologjik të Mbretit Zog, i cili u quajt zyrtarisht Kristaq (babai i Edi Ramës). Por Ahmet Zogu e quante djalin e tij ilegal me emrin e babait të tij, Xhemalit, sipas traditës që djali i madh të marrë emrin e të atit të babait të tij. Prandaj Mbreti Zog kur i lindi djali zyrtar me Geraldinën e quajti “Lekë”, jo me emrin e të atit të tij.

Shërbimi i fshehtë turk filmoi në mënyrë sekrete takimet romantike të Mbret Zog me të dashurën e tij në Stamboll. Në Stamboll Zogu u nda me Veronikën në një skenë prekëse ku u derdhën shumë lot nga të dy palët. Këtu Zogu u nda edhe me djalin e tij shtatëvjeçar, Kristaqin-Xhemal. Pastaj Veronika u kthye në Shqipëri me burrin e saj.

Sipas traditës, djali i madh i Kristaqit duhej të quhej “Ahmet”, sipas emrit të babait biologjik të Kristaqit. Kështu i bie që Edi Rama të ketë emrin e babait të Erdoganit, i cili quhej “Ahmet”. Emri “Ahmet” ka kuptimin “shumë i çmuar”. Edi-Ahmet Rama (Zogu) është vërtet shumë i çmuar për Turqinë.

Këtë filmim Erdogani ia ka treguar Edi Ramës për ta shantazhuar atë, duke e bërë të kapitullonte tërësisht ndaj Neo-Otomanizmit që është politika zyrtare e Turqisë së sotme”./Kastriot Myftaraj

Zjarr Tv Ad