Ergys Mërtiri përplaset me Lorenc Vangjelin/ Vangjeli: Mos m’u drejto, pusho/ Mërtiri: Unë flas kur të dua unë, ti s’ke as fytyrë e as kurajo të më thuash mua pusho

0
523
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sociologu Ergys Mërtiri dhe Gazetari Lorenc Vangjeli, janë përplasur në një debat të ashpër, duke u kthyet më pas në personale, në diskutimin lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri, si dhe momentin e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Të ftuar në panelin e emisionit “Opinion”, diskutimi mes Vangjelit dhe Mërtirit, nuk kanë munguar fyerjet personale.

Debati i plotë:

Mërtiri: Ti je lule kacavjerrësi, i ke në ajër rrënjët.

Vangjeli: Bashkë kemi një hendek shumë të madh, moral , intelektual. Vazhdo qëndro andej. Po të them që policia është kapur shumë e papërgatitur.

Mërtiri: Kërkon të njollosësh protestuesit.

Vangjeli: Më mirë lidh këpucët se nuk të them dot mbylle.

Mërtiri: Me këto folklorizma bagëti e bujqësi bën analizë politike?

Vangjeli: Nuk merrem me bagëtitë.

Mërtiri: Këto janë banale.

Vangjeli: Mos m’u drejto, pusho!

Mërtiri: Unë flas kur të dua unë, ti s’ke as fytyrë e as kurajo të më thuash mua pusho. Të njeh gjithë Shqipëria dhe je i pabesueshëm.

Vangjeli: Sfidoj cilindo për një gjë që e kam thënë.

Mërtiri. Se kam zanat të bëj zhurmuesin.

Vangjeli: Qenke si diarreja, nuk pushoke.

Mërtiri: Diarre?

Vangjeli: Si diarre.

Mërtiri: E ke parë veten në pasqyrë?

Vangjeli: Çfarë i duket vetja këtij që flet për bagëti?

Mërtiri: Bën analiza ti? Me çfarë teorie politike i shpjegon ti këto?

Zjarr Tv Ad