Erion Braçe ia ka dedikuar postimet e mëngjesit të tij, të gjithë deputetëve socialistë që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit pas 25 Prillit. Teksa shkruan për largimin e Angjelit, të cilin e quan mik, Braçe flet mes rreshtave dhe për Luan Ramën, për të cilin thotë se kanë qënë miq në kohë të vështira.
”Por përtej kësaj pjesës së punës, prof Hajdaraga, prof Anastasi, Thoma Gellci, një tjetër dhe unë, kemi qenë shok, jemi-me Luanin shpirtërisht tani; Kaq ishim në një miqësi në kohët më të vështira ëe mundshme, të një rregjimi të që tani, AI TJETRI e sheh si partner. Nejse, ëe paktën ne, miq do të mbetemi përjetë, edhe në një botë më ëe mirë, atje ku prof Hajdaraga po bën shaka me ne”, shkruan Braçe në postimin e tij.
Po ashtu Braçe është ndalur dhe te deputetja Elona Gjebrea, e cila njësoj si Angjeli nuk do të jetë në listat e deputetëve të PS-së.
Postimi i plotë:
DY SHOKE, DY MIQ, DY PROFESIONISTE, DY SOCIALISTE NE DY GJENERATA!
- Me profesor Anastas Angjeli kemi nje jete qe njihemi, jetojmë, punojmë, qëndrojmë, rezistojmë, fitojmë per e me Partine Socialiste! E njoh aq mire sa kerkush tjeter dhe, po u them me bindje se NUK KA DEPUTET ZONE SI AI, i gjendur, ndihmues, mbeshtetes, kerkues.
Por edhe profesionist si ai, per mua prej nje jete ne komisionin e Ekonomise, do gjesh rralle; origjine, pjese, zbatues konkret i politikave tona per te vegjlit, te pamundurit, bujqit, punetoret, te mesmit.
Por pertej kesaj pjeses se punes, prof Hajdaraga, prof Anastasi, Thoma Gellci, nje tjeter dhe une, kemi qene shok, jemi-me Luanin shpirtërisht tani; Kaq ishim ne nje miqesi ne kohet me te veshtira te mundshme, te nje rregjimi kriminal te nje krimineli qe tani, AI TJETRI e sheh si partner. Nejse, te pakten ne, miq do te mbetemi perjete, edhe ne nje bote me te mire, atje ku prof Hajdaraga po ben shaka me ne!
- Elona Gjebrene nuk e kam njohur me pare, e kam njohur ne partine tone, ne Kuvend, prej punes e fjales se saj; E qete, paqesore, qy-te-ta-re edhe perballe agresionit te perseritur te nje krimineli qe ja imponon Kuvendit dhunen e tij kunder gruas, nenes, vajzes po e shenjoi si kundershtare;
Elones i jam mirenjohes per mbeshtetjen pafund, pas çdo fjale ne Kuvend, pas çdo propozimi bere ne grup, pas cdo interviste, pas cdo debati! Elone, nuk ta kam thene, por nje motivuese si ti do te donte ta kishte ne krah gjithkush, une i pari! Faleminderit pafund per sherbimin tuaj, mbeshtetjen qe me keni dhene, Elone ty per qetesine e qytetarine, Naci ty per profesionalizmin e nervin qe e njoh veç unë!