Erion Braçe “i tmerruar” nga aksidenti: Të fortët sillen si Zot në rrugët e Tiranës, paraja i nxjerr mbi ligjin

0
405
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe shkruan për aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 39 vjeçar që drejtonte një Mercedes luksoz përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajsh. Ata po kalonin në vijat e bardha.

Braçe thotë se ka kohë që në rrugët e kryeqytetit sillen si “Zot” të fortët me makina të shtrenjta. Paraja e madhe u jep status mbi çdokënd tjetër, madje dhe mbi ligjin, vijon ai.

“TMERR! Sepse u be kohe qe, ne RRUGET E TIRANES sillen si zot TE FORTET, keta me keto makina, te shtrenjta e qe paraja e madhe ju jep nje status mbi cdokend tjeter, ne kufijte e TE DREJTES PER TE SHTYPUR; mbi ligjin po e po;

Ecin si te duan, ndalojne ku te duan, parkojne dysh e tresh ku te duan, posacerisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet te kene si pamje ata por edhe gjindja, MAKINEN STATUS; pa pyetur per kerkend, edhe 200 meter larg ne cdo drejtim nga godina e Qeverise”, shkruan Erion Braçe.

Zjarr Tv Ad