Erion Braçe ironizon dorëheqjen e Lulzim Bashës, nxjerr videon e Barcelonës: Është gëzim fitoreje, jo humbje!

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Socialist Erion Braçe reagon për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Ai ironizon përmes një video nga festa e Barcelonës, pas fitores dje kundër Real Madritit.

“Thone Barça; mos e degjoni Basha! Eshte gezim fitoreje; nuk eshte gezim humbjeje”, shkruan Braçe dhe ndan videon e mëposhtme, transmeton newsbomb.al. Lojtarët e ekipit të Barcelonës shfaqen duke festuar pas së thellë 4-0 kundër Real Madritit.

Kujtojmë se, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka dhënë dorëheqjen nga posti si kryetar i PD. “Partia Demokratike sot po përjeton krizë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët për të lënë mënjanë partitë, për të ndihmuar demokratët kam vendosur të hedh një hap pas, kam vendosur të jap dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike,” tha ndër të tjera Basha.

Zjarr Tv Ad