Erion Braçe ironizon drejtësinë për 21 Janarin: Mungon edhe pas 12 vitesh!

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe kujton sot protestën më tragjike që ka parë Shqipëria në demokraci, atë të 21 Janarit 2011, ku të vrarë mbetën katër protestues të Partisë Socialiste asokohe në opozitë.

Ai i quan vdekjet e katër protestuesve pushkatime dhe thotë se si të tilla ato nuk i ndryshon dot askush, teksa thekson se edhe pas 12 vitesh drejtësia mungon ende për këtë ngjarje.

Shkruan Erion Braçe:

21 janar, 12 vite pas! Vdekjet ishin vrasje, me shume-pushkatime; Shihini keto 7 foto; Jane pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, plagosjet e Sokrat Godes dhe Fatos Mahmutajt;

Aparati i Hektor Pustines kaq kapi, si deshmi e pushkatimeve masive ate dite! Per 12 vite me rradhe mbeten pushkatime, jane pushkatime, do te vijojne te jene pushkatime! Nuk ndryshojne dot! Nuk i ndryshojne dot!

Ajo qe nuk ka ndryshuar gjithashtu, eshte mungesa e drejtesise!

Sot arrestohesh e lincohesh publikisht edhe per nje arke peshk qe egziston vetem artistikisht, per ti ngjitur nje ceshtjeje edhe propaganden, jo provat; por per pushkatime sic ato te 21 janarit, jo, nuk prekesh, ke imunitet, je i paprekshem-drejtesia nuk arrin tek ty!

Ky eshte vendi qe kemi sot, 12 vite pas 21 JANARIT, dites me te tmerrshme ne demokraci ne bulevardin e deshmoreve!

Zjarr Tv Ad